Flash

Ekzekutimi në Tiranë/ Berisha: Pasojë e platformës së Ramës

Lapsi.al 16 December 2022
Ekzekutimi në Tiranë/ Berisha: Pasojë e platformës së

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar lidhur me vrαsjen e 49-vjeçarit Edmond Papa. Ngjarja ndodhi pasditen e së premtes në një lokal në zonën e Selitës në Tiranë.

Berisha shprehet se kjo tregon se qeveria dhe policia janë inekzistente në këtë vend. Sipas kreut të PD-së, Rama dhe ministri Çuçi e kanë shndërruar Shqipërinë në një vend të pasigurt për qytetarët.

"Atentat në zemër të Tiranës! Ligji dhe rendi në duart e krimit! Te dashur miq, një tjetër atentat, me pasojë vdekjen, ka ndodhur pak çaste më parë, në zemër të Tiranës, në Komunën e Parisit. Aq inekzistente janë qeveria dhe policia në këtë vend, sa kriminelët nuk pyesin më për asgjë.

Me platformën e Edi Ramës kokën t’i hanë njeri tjetrit rendin e bëjnë kriminelët dhe vrasësit. Atentatet bëhen kudo, kriminelët nuk kujdesen aspak për detaje e as nuk kanë më frikë nga policia, përkundrazi, policia dhe qeveria liçenson aktet e tyre.

Edi Rama dhe ministri i tij familjes Çuçi kane shndërruar Shqipërinë në një vend të pasigurtë për ne dhe fëmijët tanë, një vend ku bandat dhe qeveria nuk kanë më asnjë dallim nga njëra-tjetra” – shkruan Berisha.

Biznesmeni nga Saranda u qëllua në një lokal në Tiranë. Ai është pronar i një hoteli në bregdet. Sapo ishte kthyer nga Britania e Madhe. ©LAPSI.al

 

Të këshilluara

22 raste të reja me Covid në Shqipëri

Shifrat e koronavirusit në vendin tonë vijojnë të qëndrojnë të ulëta. Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë shënuar 22 raste të reja nga ...

19:07

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI