Flash

"Dorën që nuk e kafshon dot, puthe" Rama uron Dumanin për drejtimin e SPAK

Lapsi.al 16 December 2022
"Dorën që nuk e kafshon dot, puthe" Rama uron Dumanin

Kryeministri uroi drejtuesin e ri të SPAK, Altin Dumanin duke i quajtur thashetheme përpjekjet për kapjen e SPAK.

"Procesi i zgjedhjes së drejtuesit të ri të SPAK foli vetë për të gjithë ata që duan të dëgjojnë dhe të gjitha thashethemet e katundit politik e mediatik për kapjen e s’kapjen e SPAK-ut nga regjimi i mori era! Urime drejtuesit të ri dhe fjalën le ta marrë puna me rezultate konkrete!" shkruan Rama në Twitter.

Por ato që kryeministri i quan thashetheme të medias u artikuluan pak minuta para votimit nga ambasadorja amerikane Juri Kim, sipas të cilës antarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë kishin marrë kërcënime dhe u ishin premtuar favore.

"Dhe jemi me fat, që kemi tre kandidatë shumë të kualifikuar. Para KLP është një vendm shumë i rëndësishëm. Në bazë të këtij vendimi duhet të jetë objektiviteti, ekzamiminimi i kritereve. Nuk duhet të bazohet nga perceptimet e kërcënimit apo premtimet për favore" ishin fjalët e ambasadores para se KLP të votonte.

Preferencën e tij për drejtimin e SPAK, kryeministri Rama nuk e shprehu asnjëherë publikisht, por duke parë ngulmimin e ambasadores Juri Kim tentoi ta përcjellë atë me një mesazh në Tëitter të Olta Xhaçkës që njoftoi se procedurat për largimin e Kim kanë nisur tashmë./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI