Flash

Dhuna në Për’puthen, reagon AMA

Lapsi.al 16 December 2022
Dhuna në Për’puthen, reagon AMA

ka reaguar Autoriteti i Mediave Audiovizive për skandalin e dy ditëve më parë në “Për’puthen”, ku Lea gjuajti me shpullë Irisin.

Në lidhje me këtë ngjarje më herët kanë reaguar edhe shumë personazhe të njohur, ndërsa vetë produksioni vendosi të pezullojë nga programi Lean, Orsiolën dhe Donaton.

Së fundmi në reagimin e tyre Autoriteti i Mediave Audiovizive shkruan se është e disata herë që i tërhiqet vëmendja këtij produksioni.

Reagimi i plotës i AMA:

“Në përgjigje të ankesës suaj, drejtuar Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA) në adresë të episodit të emisionit “Për ‘puthen”, transmetuar në TOP Channel më datë 14 Dhjetor 2022 në orën 18:15, referuar dhunës verbale dhe fizike, të ushtruar nga njëra prej pjesëmarrëseve (ora 18:50), ju bëjmë me dije, sa më poshtë vijon:Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, gjatë këqyrjes së përmbajtjes audiovizive përkatëse ka identifikuar shkelje të rënda etike gjatë diskutimit midis pjesëmarrësve, i cili pasi lejohet të jetë agresiv, përshkallëzohet në dhunë verbale dhe degjeneron deri në ushtrim të dhunës fizike.

Referuar ligjit nr. 97/2013 “Per mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar (neni 4/pika 2d, 2dh; neni 32/pika 4, neni 33/pika 1ç, 1d, neni 46/pika 2dh) dhe Kodit të Transmetimit (seksioni 1/ pika 1.1,1.2,1.3,1.4, 1.5, 1.6, 1.13 dhe 1.16; seksioni 5/ pika 5.30, 5.31, 5.34, 5.35, 5.36, 5.40, 5.44) sjelljet e sipërpërmendura përbëjnë shkelje dhe janë të pajustifikueshme për fashën orare dhe rrezikun, që paraqesin për edukimin e fëmijëve.Nisur nga fakti, se në një format të regjistruar produksioni i ka pasur mundësitë e evitimit të situatave të papranueshme, të krijuara gjatë regjistrimit, por s’e ka bërë këtë, theksojmë, se rruga e provokimit të shikuesve me pamje të tilla të evitueshme në transmetim, nuk është qasja e duhur për një subjekt audioviziv që ka në përdorim një frekuencë publike kombëtare.

Pluraliteti, diversiteti dhe debati i lirë gjatë komunikimit në studion televizive, nuk ka asgjë të përbashkët me dialogje agresive, fyrjen, përçmimin verbal apo gjestikulativ, që nxit dhunë verbale dhe fizike. Evitimi i elementëve të tillë nuk është censurë, por pergjegjesi profesionale dhe etike ndaj publikut dhe interesave të tij.Duke qenë se në emisionin “Për’puthen” janë evidentuar në mënyrë të përsëritur shkelje të tilla etike, si: fyerje, stigmatizim, diskriminim, vulgaritet dhe tone të pakontrolluara komunikimi, që kanë përfunduar në dhunë, për të cilat Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA ka reaguar me disa tërheqje vëmendjeje (nr.3607prot., dt. 11.11.2021, nr.408prot., dt. 20.01.2022, nr.3755/1prot., dt. 17.11.2022)dhe kërkuar në emër të interesit më të lartë të fëmijëve dhe mbrojtjes së tyre nga efektet negative të ndjekjes së këtij formatishtyrjen e orarit të transmetimit

aplikimin e sinjalistikës për përmbajtjet e papërshtatshme në fashat orare, kur ndjekës janë edhe fëmijët

heqjen e përmbajtjeve audiovizive problematike nga (ri)transmetimi dhe kanali zyrtar përkatës në Youtube.DJE

Autoriteti i Mediave Audiovizive, njoftoi subjektin audioviziv TOP Channel se ka nisur procedimin administrativ sipas parashikimeve të kuadrit legjislativ

dhe i kërkoi atij heqjen urgjente të përmbajtjes audiovizive përkatëse nga (ri)transmetimi dhe kanali zyrtar në Youtube.

Autoriteti i Mediave Audiovizive”

Të këshilluara

Stresi: Gresën e lashë për Andin

Gresa Hoti dhe Arkimed Lusha i njohur si Stresi kanë qenë kryefjalë e mediave ditët e fundit për shkak të afrimitetit të tyre në “Big Brother Vip Kosova”. Çë...

13:28

Kanye West, në telashe financiare

Problemet vazhdojnë për Kanye West. Tani është kompania e tij, Yeezy, ajo që po përballet me një problem serioz pasi është gati të dëbohet nga zyrat e saj në Lo...

13:36

Modelja trans konfirmon lidhjen me Mbape

Kylian Mbappe po tregon klasin e tij në Botërorin e Katarit, pasi e udhëhoqi skuadrën drejt finales së Kupës së Botës. Përveç aspektit profesional, sulmuesi i ...

12:36

Camille Vasquez: Amber Heard nuk kishte miq

Avokatja e Johnny Depp, Camille Vasquez ka dhënë së fundmi disa detaje nga prapaskenat e gjyqit të aktorit  dhe ish-bashkëshortes së tij, Amber Heard. Në int...

12:40

Zbulohet prezantuesi i 'Grammy Awards 2023'

Trevor Noah do të rikthehet si mikpritës i Grammy për të tretin vit radhazi. Komediani do të drejtojë shfaqjen e çmimeve 2023, e cila do të transmetohet më 5 sh...

10:38

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI