Flash

Camille Vasquez: Amber Heard nuk kishte miq

Lapsi.al 16 December 2022
Camille Vasquez: Amber Heard nuk kishte miq

Avokatja e Johnny Depp, Camille Vasquez ka dhënë së fundmi disa detaje nga prapaskenat e gjyqit të aktorit  dhe ish-bashkëshortes së tij, Amber Heard.

intervistë, Vasquez jep detaje për disa nga ngjarjet e ndodhura gjatë procesit gjyqësor. Ajo tregon se cili është perceptimi që i ka mbetur pasi ka punuar në një nga çështjet ligjore më mediatike të viteve të fundit.

"Një nga dëshmitarët më të vështirë ishte Dr. Dawn Hughes," komentoi Camille. "Dhe një tjetër ishte Whitney, motra e Amberit, sepse ajo ishte dikush që do të mbronte të afërmin e saj pavarësisht se çfarë,".

Avokatja shtoi: "Unë mendoj se ajo është, siç thamë në atë kohë, një person i ftohtë", e cila u pasua nga një video e shkurtër në të cilën disa njerëz që kishin pasur një marrëdhënie me Heard theksuan se nuk kishin patur një raport të ngushtë me të. "Unë mendoj se këta njerëz, përfshirë ish-avokatenn e saj, nuk janë më miq me të".

Ajo u pyet gjithashtu se pse kundërshtonte kaq shumë deklaratat e Amberit në tribunë, për të cilën Vasquez u përgjigj: "Ajo dha përshtypjen se gjërat që tha i kishte menduar në minutën e fundit. Madje ndjeva se nuk kishte asnjë në ekipin e saj që e ndihmonte me deklaratat. Po të shihje ekipin e saj ,ata ishin gjithmonë të ulur në vendet e tyre. Kjo më bëri të ndihem shumë keq për të. Ekipi ynë është krejtësisht ndryshe”.

Për mënyrën se si e shihte aktoren, Camille ishte shumë e qartë; "Unë kurrë nuk e pashë atë si një person të besueshëm. Ajo pretendonte se ishte viktimë, por i vetmi person që përfundoi në spital me lëndime ishte Johnny Depp. Ishte një marrëdhënie intensive. Heard ishte agresore”./Lapsi.al

Të këshilluara

Zbulohet prezantuesi i 'Grammy Awards 2023'

Trevor Noah do të rikthehet si mikpritës i Grammy për të tretin vit radhazi. Komediani do të drejtojë shfaqjen e çmimeve 2023, e cila do të transmetohet më 5 sh...

10:38

Meghan Markle: Është faji i Princ William

Meghan Markle ka shprehur së fundmi mospëlqimin për kunatin e saj, Princin William. Ish-aktorja e "Suits" zbulon në dokumentarin e saj dhe të Princit Harry n...

15:09

Gerard Pique, ende i dashuruar me Shakira-n

Gerard Pique dhe Shakira kanë firmosur zyrtarisht marrëveshjen e ndarjes së tyre. Por pavarësisht kësaj  futbollisti duket se i mungon ende artistja. Një bur...

11:49

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI