Flash

Altin Dumani zgjidhet kreu i SPAK/ Dështon kandidati i Ramës

Lapsi.al 16 December 2022
Altin Dumani zgjidhet kreu i SPAK/ Dështon kandidati i Ramës

Pas më shumë se 5 orë e 30 minuta pyetje përgjigje me të tre kandidatët, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zgjedhur si shefin e ri të spak Altin Dumanin me 5 vota. Të 10 anëtarët, pasi njëra prej tyre u tërhoq nga votimi se gjendej në kushtet e konfiktit të interesit e zgjodhën të preferuarin e ambasadës amerikane që në raunëdin e parë. 

Lexo me tej:

Altin Dumani, prokurori që futi në sherr Edi Ramën me Juri Kim 

Një surprizë e fortë ishte pjesmarrja e ambasadores amerikane Yuri Kim gjatë një pjese të procesit kur pyetjeve po i përgjigjej Edvin Kondili. Pasi doli nga salla ajo deklaroi  "është e rëndësishme për personin që do të përzgjidhet, për faktin se ai person do ta kuptoj nëse ai është zgjedhur në bazë të kritereve, apo në bazë të kërcënimeve dhe favoreve, në këtë mënyrë ai do të ndiejë se i detyrohet dikujt. Kushdo që zgjidhet duhet të marrë në konsideratë faktin se pronari i vetëm është ligji. Erdha këtu se në këtë kohë ma lejonte agjenda ime, ky është mesazhi im”. 

Zëri Amerikës komenton përplasjen Rama Kim 

Një burim i Lapsi.al brenda sallës tha se deri në një pikë procesi ishte i mbylluar për kandidatin e mbështetur nga Rama, Kondili. "Por sapo ambasadorja hyri në sallë e shoqëruar nga shumë gazetarë dhe bodigardë u pa se fytyrat e disave prej tyre që kishin vendosur votën për kondilin ndryshuan. Pati diçka të mistershme, dhe në mendimin gjithçka u vendos në ato çaste" tha burimi, ndonëse vetë Yuri Kim pohoi për mediat se ajo nuk kishte dhënë asnjë mesazh sekret.

Skandali/ Rama ia zhyt në fund Yuri Kim-it, në lojë kreu i SPAK 

Për më shumë se dy javë, mes ambasadores dhe kryeministrit ka pasur një përplasje verbale  për mënyrën se si duhet të zgjidhej kreu i SPAK. Me sa duket Yuri Kim e shpallur si ambasadore në largim ka treguar forcë dhe ka arritur ta imponojë, ndonëse me rezultat të ngushtë, kandidatin e preferuar prej amerikanëve.  

©Lapsi.al

 

Adnan Xholi 1 vote

Altin Dumani 5 vota

Edvin Kondili 4 vota

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI