Flash

22 raste të reja me Covid në Shqipëri

Lapsi.al 16 December 2022
22 raste të reja me Covid në Shqipëri

Shifrat e koronavirusit në vendin tonë vijojnë të qëndrojnë të ulëta. Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë shënuar 22 raste të reja nga 443 testime të kryera.

Spitali-Infektiv-QSUT-Koronavirusi-Doktore-Mjeke-6

Aktualisht në të gjithë vendin janë 214 qytetarë aktivë me COVID-19. Në spitalin COVID 3 po merr trajtim spitalor vetëm një pacient.

Fatmirësisht në orët e fundit nuk është shënuar asnjë viktimë si pasojë e koronavirusit.

Janë shëruar 14 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,713 që nga fillimi i epidemisë.

APELI I MINISTRISË SË SHËNDETËSISË PËR QYTETARËT

16 Dhjetor 2022 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit:

Janë kryer 443 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 22 qytetarë, në Bashkitë: 9 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Durrës, Rrogozhinë, Mallakastër, nga 1 qytetarë në Malësi e Madhe, Kurbin, Kamëz, Fier, Vlorë, Pogradec, Berat.

Janë 214 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 1 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 14 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,713 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 16 Dhjetor 2022)

Raste të reja ditore 22

Të shëruar në 24 orë 14

Të shtruar në spitale 1

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 443

Testime totale 2,014,596

Raste pozitive 332,521

Raste të shëruara 328,713

Raste Aktive 214

Humbje jete 3,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 157

Fier 15

Vlorë 12

Lezhë. 7

Durrës. 7

Gjirokastër 5

Berat. 5

Elbasan. 3

Shkodër 2

Korçë. 1

Të këshilluara

Zgjedhja e kreut të SPAK, reagon BE

Ambasadorja e BE në Tiranë, Christiane Hohmann ka mirëpritur zgjedhjen e Altin Dumanit në krye të SPAK. Me anë të një reagimi në tëitter, ajo ka shprehur vlerës...

18:36

ide

Përçmimi si model qeverisje 

I mësuar me, dhe i rrethuar nga, servilë Rama ka humbur aftësinë të përballet me qytetarët e lirë

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI