Flash

Rrëmbimi dhe djegia për së gjalli e 61-vjeçarit, zbulohen autorët

Lapsi.al 15 December 2022
Rrëmbimi dhe djegia për së gjalli e 61-vjeçarit, zbulohen

Një krim i ndodhur në majin e vitit 2017 është zbardhur 5 vite më vonë nga Policia e Tiranës. Kufoma e gjetur në Kodër Shupal, e dekompozuar dhe e djegur në 2017, është identifikuar nga policia përmes provave shkencore.

Ai është Menduh Shaban Kurt-Deda 61 vjeç. Viktima ishte rrëmbyer, lidhur, dhunuar dhe më pas djegur duke humbur jetën.

Për këtë ngjarje, policia ka ndaluar dy persona. Ata janë Gazmir Ngota 39 vjeç dhe Marjeta Karaj 56 vjeç. Në kërkim është djali i kësaj të fundit, Besmir Karaj 34 vjeç, i cili ndodhet në Itali.

Sipas informacioneve policore, viktima dhe Marjeta Karaj punonin së bashku në një organizatë të krijuar prej tyre.

Por një borxh i pakthyer ishte shkak i ngjarjes rëndë. Policia deklaroi se viktima u kishte borxh personave të ndaluar. Mësohet se 61-vjeçari i detyrohej 10 milionë lekë të vjetra Marjeta Karajt.

Për të marrë paratë, Marjeta Karaj, djali i saj dhe shoku i djalit Gazmir Ngota 39 vjeç kishin lënë takim në 2017 tek zona e Xhamllikut me Menduh Shaban Kurt-Dedën. Aty e morën me forcë e çuan në zonën e Alliasit, ku e dhunuan.

Prej andej, Besmir Karaj dhe shoku i tij Gazmir Ngota 39 vjeç e dërguan me makinë 61-vjeçarin në një zonë të pyllëzuar në Kodër Shupal, ku e lidhën, e dhunuan dhe e dogjën me lëndë djegëse duke i shkaktuar vdekjen.

Viktima u identifikua pas 5 vitesh nga këmbë e majtë pasi nuk ishte djegur dhe dekompozuar plotësisht.

Dy të arrestuarit dhe i shpalluri në kërkim akuzohen për vrasje me dashje të kryer në bashkëpunim.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI