Flash

Rama: Jo në Hagë, por edhe në hënë të ankohen, pallatet me shkelje do prishen

Lapsi.al 15 December 2022
Rama: Jo në Hagë, por edhe në hënë të ankohen,

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka lajmëruar të gjithë ndërtuesit e pallateve pa leje se shembjet do të vijojnë. Përmes një postimi në Twitter, Rama i bëri thirrje Gjykatës Kushtetuese që mos “lajthisë” lidhur me ankesën që ka bërë Shoqata e Ndërtuesve.

"Shoqata e Ndërtuesve qenka ankuar në Gjykatën Kushtetuese pse po goditen rëndë pallatet me shkelje të lejeve të ndërtimit! Le të shkojnë edhe në Hagë ose në hënë po të duan. Pallatet me shkelje do prishen ose do konfiskohen për interes publik prandaj uroj që GJK të mos lajthisë!", shkruan Rama.

Ditën e sotme Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur prishjen e një pishine dhe ndërtimeve të tjera shoqëruese pranë detit në Golem. Kjo pjesë i përkiste Hotel Kastrati Empire.Pak ditë më parë IKMT shembi me shpërthim të kontrolluar edhe objektin e 'Hotel Prestige' në Durrës. Ky veprim erdhi disa muaj më parë kishte shembur pishinën e këtij objekti. 'Prestige Resort' u shemb duke përdorur 70 kilogramë lëndë shpërthyese si dhe 4 mijë metër linear fitil.

 

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI