Flash

Qëlloi sende të forta rojen e spitalit, në kërkim 33-vjeçari

Lapsi.al 15 December 2022
Qëlloi sende të forta rojen e spitalit, në kërkim

Një 33-vjeçar me iniciale E.C. është shpallur në kërkim nga policia e Sarandës. Ai kërkohet pasi mëngjesin e sotëm ka qëlluar shtetasin Fatri Mullaj 38-vjeç, i cili është roja i spitalit të Sarandës. Grindja mes tyre ka qenë për motive të dobëta. Aktualisht roja është nën kujdesin e mjekëve.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë shpallën në kërkim shtetasin E. C., 33 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se mëngjesin e sotëm, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin F. M., 38 vjeç, roje i spitalit të Sarandës, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.", njofton policia.

Të këshilluara

Tërmet në Greqi

Një tërmet me magnitudë 4.3 të shkallës Rihter është regjistruar në orën 17:28 ( me orën lokale) në Evia, Greqi. Sipas Institutit Gjeodinamik, tërmeti ishte me ...

17:31

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI