Një aksident i rëndë ka ndodhur 3 ditë më parë në Pogradec. Në një video që qarkullon në rrjetet sociale duket se si një automjet që lëviz me shpejtësi skëterrë përplas një person me biçikletë. Pas aksidentit, makina është larguar nga vendi i ngjarjes.
Drejtuesi i biçikletës është një 30-vjeçar i identifikuar si Andon Vangjeli. Ai është dërguar në spital, por nuk dihet gjendja e tij. Vetëm pas 3 ditësh është identifikuar shkaktari i aksidentit. Ai është Altin Kuqo, i cili është vënë ndërkohë në pranga. ©LAPSI.al
[video width="196" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2022/12/318812284_5616121871834456_1622830277233396805_n.mp4"][/video]