Flash

Osmani: Veriu, sfidë për shkak të pretendimeve territoriale të Serbisë

Lapsi.al 15 December 2022
Osmani: Veriu, sfidë për shkak të pretendimeve territoriale

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se “ideja hegjemoniste” e Serbisë për vendosjen e trupave në Kosovë, ka marrë fund më 12 qershor 1999. Kjo ishte dita kur kanë hyrë në Kosovë trupat paqeruajtëse të NATO-s.

Gjatë fjalimit vjetor para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, Osmani tha se veriu i Kosovës, i banuar me shumicë serbe, “vazhdon të jetë sfidë, për shkak të pretendimeve territoriale të Serbisë”.

Ajo u zotua se institucionet janë të vendosura për të ofruar siguri për qytetarët e Kosovës që jetojnë aty. Osmani shtoi se “bandave kriminale” nuk po u pëlqen vendosmëria e institucione për sundim të ligjit.

“Ata do të përballen me drejtësinë për veprat penale kundër rendit kushtetues dhe kërcënimit dhe frikësimit të qytetarët”, tha Osmani.

Presidentja e Kosovës porositi se procesi i dialogut me Serbinë duhet të përqendrohet në njohje të ndërsjellë. Sipas saj, kjo do të ishte garanci për paqe të qëndrueshme dhe afatgjatë.

Fjalimi vjetor i Osmanit vjen në të njëjtën ditë kur presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka paralajmëruar se do t’i drejtohet KFOR-it me kërkesë për dërgimin e deri 1.000 trupave ushtarake dhe policore në Kosovë.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se kundërshtojnë në mënyrë kategorike dislokimin e trupave serbe në Kosovë. Tensionet midis Kosovës dhe Serbisë janë rritur që nga 6 dhjetori. Në veri të Kosovës janë regjistruar disa incidente me armë zjarri, granata dore dhe shok bomba.

Më 10 dhjetor, disa serbë lokalë ngritën barrikada në veri, në shenjë pakënaqësie me arrestimin e një ish-polici serb. Ndërkohë Kosova thotë se ai dyshohet për organizimin e “sulmit terrorist” ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri më 6 dhjetor.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI