Flash

Nesër votimi/ A do dështojë Yuri Kim në kontrollin e SPAK

Lapsi.al 15 December 2022
Nesër votimi/ A do dështojë Yuri Kim në kontrollin e SPAK

Ambasadorja Kim këtë herë është detyruar të luajë me letra të hapura. Ajo e ka pranuar publikisht se të gjithë anëtarët e KLP-së, që do të zgjedhin të premten paradite shefin e ri të SPAK janë kontaktuar nga diplomatët amerikanë dhe se këta të fundit do e vëzhdojnë deri në fund një garë që ajo e ka paragjykuar si me rrezik për tu manipuluar nga ata që tentojnë të pengojnë drejtësinë.

Ashtu sikurse tashmë Lapsi.al e ka bërë të ditur, i preferuar i amerikanëve për tu zgjedhur në krye të Prokurorisë së Posaçme është Albert Dumani. Në rekordet e tij thuhet se është një ftesë e refuzuar për tu takuar me kryeministrin, për të cilën ka vënë në djeni edhe selinë e rrugës së Elbasanit.

Lexo me tej:

Altin Dumani, prokurori që futi në sherr Edi Ramën me Juri Kim 

Sa herë që flet për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, Yuri Kim prezumon këtë kandidaturë. Por pavarësisht nga deklaratat e përbashkëta me Edi Ramën se ata të dy janë një një mendje për reformën në drejtësi dhe pavarsinë e saj, shpresat e ambasadores morën një dush të ftohtë kur kryeministri iu drejtua me një mesazh të qartë të 11 anëtarëve të Këshillit të lartë gjyqësor që do të votojnë nesër: "kreu e SPAK nuk e zgjedh unë, por aq më pak këtë e bën ambasada amerikane", i paralajmëroi kryeministri ata që do të duhet të zgjedhin nesër.

Pra nuk ka asnjë dyshim se kryeministri po përpiqet me çdo lloj forme ti largojë anëtarët e KLP-së nga influenca e ambasadores. Dhe këtë e ka vënë re edhe radioja Zëri i Amerikës, që në një kronikë të fortë duket se e humbi sterilitetin e saj të zakonshëm duke  theksuar: "Duket se ambasada amerikane ka marrë sinjale të qarta për përpjekje për të ndërhyrë në procesin e përzgjedhjes së drejtuesit të ri të Prokurorisë së Posaçme, ndryshe nuk shpjegohet këmbëngulja publike dhe e vazhdueshme ndaj kësaj çështje".

Zëri Amerikës komenton përplasjen Rama Kim 

Kjo në fakt nuk është përplasja e parë e madhe mes Yuri Kim dhe pushtetit socialist për çështjet e drejtësisë. Rreth një vit më parë ambasadorja u angazhua në një betejë për të nxjerrë jashtë sistemit prokuroren Elisabeta Ymeraj. Ndonëse lobimi i socialistëve ishte tejet i fortë në organet e vettingut, ajo e kapërceu këtë hendek. Rasti i dytë qe ai për fatin e deputetit Alqi Bllako. Edhe këtu kryediplomatja amerikane arriti ti ndalojë manovrat për ta nxjerrë atë nga qelia. "Por tani situata nuk është njësoj, këtu në lojë nuk është fati i një njeriu të vetëm, por ai i një institucioni që amerikanët e kanë shpallur si margaritarin e kurorës së reformës në drejtësi. Prandaj Kim u shpërfaq kaq hapur për të mos lejuar zgjedhjen e atyre që kanë shkuar të falen në zyrën e Ramës, për ta marrë këtë post"-tha për Lapsi.al një burim pranë KLP-së. 

Skandali/ Rama ia zhyt në fund Yuri Kim-it, në lojë kreu i SPAK 

Nga ana tjetër, po aq sa është e rëndësishme për amerikanët të ruajnë fytyrën e njollosur të reformës në drejtësi nga rënia përfundimtare në prehërin e pushtetit, po aq e panegociueshme është për këtë të fundit, mosdajlja nga kontrolli i SPAK, që ka në duah dosje si ato të inceneratorëve që mund të hedhin në erë qeverinë.

Pikërisht për këtë, kësaj here, palët po luajnë me mesazhe publike. Kim lëshon alarmin për manipulime. Ndryshe nga herët e tjera, personalisht Rama ka dalë në skenë, në vetë të parë, herë duke mbrojtur deklaratën e Ministrisë së jshtme, se Ambasadores i ka skaduar mandati dhe herë duke i bërë thirrje anëtarëve të KLP-së të mos dëgjojnë amerikanët kur zgjedhin kreun e SPAK.

Vendoset të premten/ Kulisat e garës për kreun e ri të SPAK 

Duket se kësaj radhe kryeministri ndjen në lojë fatin e tij me dosjet e hapura dhe prandaj nuk e ka lënë betejën në dorën e maxhordomëve që i ndikojnë Vettingun, gjykatat apo KLP-në. Ai ka përveshur vetë llërët. Prandaj dhe të premten, misioni i ambasadores në largim është më i vështirë. Sepse tani qeveria nuk po e luan lojën pas kulisash. Ajo nuk mjaftohet më me faktin që e ka kapur drejtësinë, ajo do që edhe të gjithë ta marrin vesh këtë, duke e përcjellë Yuri Kimin nga Tirana si një "idiote të dobishme", që u rek më kot të bëjë gjëra të mira.

©Lapsi.al 

 

 

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI