Flash

Meghan Markle flet për jetesën në familjen mbretërore

Lapsi.al 15 December 2022
Meghan Markle flet për jetesën në familjen mbretërore

Meghan Markle është parë mjaft e prekur gjatë episodit më të fundit të dokumentarit “Harry & Meghan”. Ajo me lot në sy ka thënë se ka punuar shumë derisa i është përshtatur familjes mbretërore

“Unë u përpoqa shumë”, ka thënë ndër të tjera ajo.

“Ishte hera e parë që ndjeva sikur dikush e pa sakrificën, jo për vendin tim, për këtë vend”-tha ajo për një burrë i cili kishte hequr kapelën duke treguar respekt teksa ajo largohej me avion.

Kujtojmë se Meghan dhe Harry dhanë dorëheqjen zyrtarisht nga të gjitha detyrat e tyre mbretërore vetëm pak përpara se të lindte vajza e tyre .

Episodet e reja, megjithatë, duket se janë më të përqendruara në vendimin e Princit Harry dhe Meghan Markle për të hequr dorë nga detyrat e tyre mbretërore, duke treguar fotot e paraqitjeve të tyre zyrtare përpara se të shpallnin dorëheqjen. Princi Harry dëgjohet duke thënë: “Pyes veten se çfarë do të kishte ndodhur me ne nëse nuk do të ishim larguar kur u larguam!” Në fakt, ka bërë përshtypje momenti në të cilin Duka i Sussex-it shihet në mënyrë karakteristike duke thënë: “Jemi në fluturimin e lirisë”, duke iu referuar udhëtimit të familjes në Montecito të Kalifornisë dhe jetës së tyre të re.

Edhe nga pak sekondat e trailerit, kuptojmë se Meghan Markle dhe Princi Harry donin të shpëtonin nga të gjitha detyrat mbretërore dhe të bënin një jetë normale larg syve të publikut. Gjithashtu, vlen të veçohet një frazë që dëgjohet gjatë trailerit nga Dukesha e Sussex-it dhe në të cilën ajo thotë: “Nuk u hodha tek ujqit. U ushqeva me ujqërit ”.

Të këshilluara

Meghan Markle: Është faji i Princ William

Meghan Markle ka shprehur së fundmi mospëlqimin për kunatin e saj, Princin William. Ish-aktorja e "Suits" zbulon në dokumentarin e saj dhe të Princit Harry n...

15:09

Gerard Pique, ende i dashuruar me Shakira-n

Gerard Pique dhe Shakira kanë firmosur zyrtarisht marrëveshjen e ndarjes së tyre. Por pavarësisht kësaj  futbollisti duket se i mungon ende artistja. Një bur...

11:49

Pallati mbretëror kundër Meghan Markle

Një trailer i ri bombë për "Harry & Meghan" të Netflix pretendon se familja mbretërore raportoi histori "negative" për Meghan Markle. Avokatja Jenny Afia...

17:30

Ndahet nga jeta Dj tWitch

Ish-DJ i "Ellen DeGeneres Show" Stephen "tWitch" i ka dhënë fund jetës në moshën 40 vjecare. Burime të zbatimit të ligjit i thanë TMZ se policia zbuloi trupi...

17:00

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI