Flash

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Meghan Markle: Është faji i Princ William

Lapsi.al 15 December 2022
Meghan Markle: Është faji i Princ William

Meghan Markle ka shprehur së fundmi mospëlqimin për kunatin e saj, Princin William.

Ish-aktorja e "Suits" zbulon në dokumentarin e saj dhe të Princit Harry në Netflix se është e mërzitur  pasi William ka bashkëpunuar  kundër padisë së saj me Associated Newspapers.

Avokatja e Markle, Jenny Afia rrëfen në Episodin 6 të "Harry & Meghan", se gjykatësi që kryesonte çështjen ligjore të Dukeshës së Sussex vendosi në favor të saj në 2021. “Më pas, Associated Newspapers  apeluan në mënyrë të parashikueshme,” thotë Afia. “Kur sapo ishim gati të shkonim në gjykatën e apelit, një anëtar i lartë i ekipit të [William] doli për të dhënë deklaratën e tij të dëshmitarit e cila nuk kërkohej. Fatkeqësisht nuk ka asnjë mënyrë që ai ta kishte bërë këtë pa autoritetin e shefave të tij.”

Afia i referohet Jason Knauf, një ish-sekretar komunikimi për William dhe gruan e tij, Kate Middleton. Knauf është gjithashtu punonjësi që thuhet se ka bërë një ankesë kundër Markle në HR në 2018. Në të ai pretendonte se ajo bullizonte anëtarët e tjerë të stafit. Knauf më pas u bë CEO i William and Middleton's Royal Foundation. Tani  ai është anëtar i bordit të Çmimit Earthshot të cilin William e themeloi.

Në "Harry & Meghan", çifti është filmuar në apartamentin e një shoqeje të paidentifikuar në Nju Jork duke diskutuar zhvillimin ligjor ku zbulojnë se Knauf punon për William. “Unë e di se është vëllai yt,” thotë Markle, e inatosur. “Është vëllai jot. Nuk do të them asgjë për vëllain tënd, por është kaq e qartë. ” "Është edhe më e qartë se ata do të përpiqen ta mbulojnë atë," përgjigjet Harry./Lapsi.al

Të këshilluara

Gerard Pique, ende i dashuruar me Shakira-n

Gerard Pique dhe Shakira kanë firmosur zyrtarisht marrëveshjen e ndarjes së tyre. Por pavarësisht kësaj  futbollisti duket se i mungon ende artistja. Një bur...

11:49

Pallati mbretëror kundër Meghan Markle

Një trailer i ri bombë për "Harry & Meghan" të Netflix pretendon se familja mbretërore raportoi histori "negative" për Meghan Markle. Avokatja Jenny Afia...

17:30

Ndahet nga jeta Dj tWitch

Ish-DJ i "Ellen DeGeneres Show" Stephen "tWitch" i ka dhënë fund jetës në moshën 40 vjecare. Burime të zbatimit të ligjit i thanë TMZ se policia zbuloi trupi...

17:00

Zbulohet filmimi i fshirë nga 'The Mask'

Së fundmi është zbuluar një filmim i papublikuar më parë nga filmi i viteve 90, 'The Mask'. Përdoruesi i Twitter @TerrorActo_ është përgjegjës për pamjet e p...

15:10

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI