Flash

Dëshmia e shokut: Besmiri e leu 61-vjeçarin me benzinë dhe i vuri flakën

Lapsi.al 15 December 2022
Dëshmia e shokut: Besmiri e leu 61-vjeçarin me benzinë dhe i

Është zbardhur dëshmia e Gazmir Ngotës. 39-vjeçari nga Tirana u vu në pranga i akuzuar si i përfshirë në rrëmbimin dhe më pas djegien për së gjalli me benzinë të Menduh Kurt-Dedës në vitin 2017. Në pranga për këtë ngjarje është vënë edhe 56-vjeçarja Mirjeta Karaj ndërsa është shpallur në kërkim djali i saj, Besmir Karaj, 34 vjeç. Ky i fundit besohet se jeton në Itali. Shkak për krimin e rëndë u bë një borxh prej 1 milion lekësh të reja.

Mediat raportojnë se Gazmir Ngota e ka pranuar autorësinë e krimit të rëndë. Në rrëfimin para grupit hetimor, ai ka treguar marrjen peng, dhunimin e djegien për së gjalli të 61-vjeçarit. Ngota ka treguar gjithashtu se mes Karajt dhe nënës së tij ka pasur shkëmbime telefonatash gjatë ngjarjes.

“Ishim bashkë me Besmirin në zonën e Xhamllikut. Pamë rastësisht viktimën në rrugë. Besmiri mori në telefon mamanë e tij dhe i tregoi. Më pas shkuam në një parking në zonën e Alliasit bashkë me viktimën, ku na priste Marjeta. Aty ajo i kërkonte paratë. Viktima këmbëngulte se nuk i kishte lekë borxh. Besmiri e dhunoi rëndë. Më pas e dërgoi në zonën e Kodër-Shupalit. Aty Besmiri e leu me benzinë dhe i vuri flakën” - thotë Ngota.

Ndërsa Marjeta Karaj nuk pranon krimin e kryer. Edhe ajo është marrë në pyetje, por nuk ka pranuar asnjë nga akuzat. Në krahun tjetër grupi hetimor thotë se ka siguruar mjaftueshëm prova dhe dëshmi që e lidhin atë me vrasjen e vitit 2017.

LEXO EDHE: Historia/ 61-vjeçari u dogj i gjallë për borxhin 1 milion lekë

Marjeta Karaj punonte ne një shoqatë se bashku me viktimën. Dyshohet se mes tyre kishte pasur edhe një lidhje intime. Ata kishin hapur së bashku edhe një shoqatë bamirësie për të ndihmuar fëmijët e ushtarakëve të rënë në krye të detyrës.

Trupi i Menduh Kurt-Dedës u gjet në 16 maj 2017 në vendin e quajtur “Kodër Shupal” nga persona të rastit. Vetëm pas 5 vitesh është bërë e mundur që ai të identifikohej. Viktima ishte me origjinë nga Sohodolli i Dibrës, por në kohën e vrasjes jetonte në Lukovë të Sarandës.

Kur kufoma e tij u gjet 5 vite më parë, ajo ishte totalisht e dekompozuar. Pas një farë kohe hetimet u mbyllën, pasi asnjë familjar i personit të humbur nuk u paraqit për ta kërkuar. Mësohet se ekspertët arritën t’a identifikonin përmes këmbës së majtë, pasi kjo pjesë e trupit ka qenë më pak e dekompozuar. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI