Flash

Ahmetaj thyen heshtjen për e-mailet e Zotos: Ndoshta është gjobëvënie

Lapsi.al 15 December 2022
Ahmetaj thyen heshtjen për e-mailet e Zotos: Ndoshta është

Ish-ministri Arben Ahmetaj ka reaguar për herë të parë në lidhje me akuzat e fundit për lidhjet e tij me inceneratorët. Pak ditë më parë në media u publikuan e-maile se ai ka qëndruar së bashku me bashkëshorten në hotele luksoze të paguara nga Klodian Zoto. Madje këto e-maile u dorëzuan në SPAK nga një gazetar.

Por në një reagim për emisionin "Të Paekspozuarit", Ahmetaj mohon gjithçka. Ai shprehet se bëhet fjalë për dokumente jo origjinale. Ish-ministri mohon të ketë udhëtuar ndonjëherë me Klodian Zoton apo të ketë përdorur kartën e tij.

Ahmetaj thotë se sulmi ka lidhje me detyrën e tij dhe mund të jetë e nxitur nga persona që nuk kanë pëlqyer qëndrimet e tij zyrtare si ministër, ose mund të bëhet fjalë për gjobëvënie.

“Nuk janë dokumente origjinale. As kam udhëtuar e as kam përdorur kartën e ndokujt. Nuk kam asnjë lidhje me procedurën. Dikujt nuk i kanë pëlqyer qëndrimet e mia zyrtare si ministër. Ndoshta bëhet fjalë edhe për gjobëvënie.

Nuk kam udhëtuar kurrë me Zoton dhe as kam përdorur kartën. Një tufë me media i marrin të mirëqena letrat. Unë kam udhëtuar vetëm me miq dhe ish-miq të mi, e Zoto nuk është as njëra, as tjetra”, - ka deklaruar Ahmetaj. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Faturat e inceneratorëve, si çarteri i Ramës

Inceneratorët në mes/ Ç’ndodhi mes Ramës dhe Ahmetajt

Komisioni hetimor/ Pse Rama zgjodhi të sillet si i pandehur

Dy Klodët nuk kanë mashtruar Ramën, ata kanë vjedhur për llogari të tij

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI