Flash

Zbulohet filmimi i fshirë nga 'The Mask'

Lapsi.al 14 December 2022
Zbulohet filmimi i fshirë nga 'The Mask'

Së fundmi është zbuluar një filmim i papublikuar më parë nga filmi i viteve 90, 'The Mask'.

Përdoruesi i Twitter @TerrorActo_ është përgjegjës për pamjet e publikuara. Në të mund të shihni Peggy Brandt, gazetaren që po heton se kush fshihet pas maskës, duke tbuluar personazhin e Carrey, Stanley Ipkiss.

Më pas ajo i drejton armen Peter Greene   por ai, falë fuqive të "Maskës", e thyen armën. Me pas ai  hedh Peggy-n  e cila perfundon duke u shtypur nga nje makineri. Skena e fshirë mund të shihet pikërisht në fund të klipit. Chuck Russell shpjegoi se vendimi i tij për ta fshirë atë skenë ishte për shkak se ajo ishte shumë e fortë për llojin e filmit që ai donte të krijonte.Përveç kësaj, një tjetër faktor kyç ishte protagonisti, Jim Carrey. U zbulua se Careykishte shumë ndikim në produksion dhe gjithashtu donte të hiqte skenën nga filmi.

The Mask u publikua më 29 korrik 1994, nga New Line Cinema. Filmi fitoi mbi 351 milionë dollarë  gjë që e bëri atë filmin më fitimprurës të bazuar në një komik. Ai ndikoi gjithashtu në ringjalljen e muzikës swing në vitet 1990. Carrey u nominua për një Golden Globe për rolin e tij dhe filmi u nominua për Çmimin e Akademisë për Efektet Vizuale . Një vazhdim i pavarur, Son of the Mask, u publikua në vitin 2005./Lapsi.al

[embed]https://twitter.com/TerrorActo_/status/1599769044336357376?cxt=HHwWgMCtpYnewrMsAAAA[/embed]

Të këshilluara

Përkeqësohet gjendja e Bruce Willis

Gjendja shëndetësore e Bruce Willis vazhdon të përkeqësohet. Familja e aktorit të suksesshëm 67-vjeçar, njoftoi në muajin mars se do të tërhiqej nga skena pë...

13:12

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI