Flash

Yuri Kim: Ndal manipulimit me SPAK, po i takojmë një për një anëtarët e KLP

Lapsi.al 14 December 2022
Yuri Kim: Ndal manipulimit me SPAK, po i takojmë një për një

Tensioni mes Yuri Kim dhe Edi Ramës ka arritur në pikën më të lartë të deklaratave dhe kundërdeklratave për procesin e zgjedhjes së kreut të ri të SPAK. Tashmë është përvijuar qartë se kryediplomatja do të dërgojë aty Altin Dumanin ndërsa kryeministri ka si të preferuarin e tij për përzgjedhjen e datës 16 dhjetor, Edvin Kondilin.

Ambasadorja amerikane ka thënë se për këtë qëllim ka takuar “çdo anëtar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) për të nënvizuar rëndësinë e zgjedhjes së një shefi të ri të SPAK-ut”.

Lexo më tej:

Dekriptimi i deklaratave/ Ç’lojë po luhet mes Ramës dhe Yuri Kim 

Në një postim në Twitter, Kim shkruan se procesi nuk duhet të ndikohet nga ata që kanë interes për të kufizuar ose manipuluar hetimet. Ajo thekson se institucionet e drejtësisë duhet të jenë të pavarura dhe gjyqtarët e prokurorët të barabartë para ligjit.

Ambasadorja shton gjithashtu se SHBA do të monitorojnë nga afër procesin e përzgjedhjes në SPAK.

Reagimi i plotë:

Javën e fundit jemi takuar me çdo anëtar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) për të nënvizuar rëndësinë e zgjedhjes së një shefi të ri të SPAK-ut, i cili – pa frikë e favor – do të intensifikojë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Procesi i përzgjedhjes nuk duhet të ndikohet nga ata që kanë interes për të kufizuar ose manipuluar hetimet Ky është thelbi i reformës në drejtësi: drejtësia duhet të jetë e verbër ndaj pushtetit, prokurorët dhe gjyqtarët duhet të jenë të gjithë të barabartë përpara ligjit, institucionet duhet të jenë të pavarura.

Skandali/ Rama ia zhyt në fund Yuri Kim-it, në lojë kreu i SPAK 

Reforma në drejtësi nuk është vetëm një kërkesë për anëtarësimin në BE; është kërkesa e drejtë e popullit shqiptar. SHBA do të qëndrojë gjithmonë me popullin e Shqipërisë. Ne do të vazhdojmë të mbështesim me vendosmëri zbatimin e reformës në drejtësi. Kjo nuk do të ndryshojë.

Ne do të monitorojmë nga afër procesin e përzgjedhjes së SPAK-ut për të siguruar që reforma në drejtësi të ecë përpara.

Andi Bushati: Guri qesharak i Yuri Kim-it 

Nuk vonoi shumë dhe pas këtij postimi reagoi dhe kryeministri për tu dhënë zemër anëtarëve të KLP-së që do të duhet të votojnë të premten në 16 dhjetor. Për të qenë korrekt ai theksoi se ata nuk duhet të ndikohen nga qeveria por u kujtoi atyre se për këtë aq më pak duhet të dëgjojnë Yuri Kimin."boll me thashethemet e katundit politik e mediatik! Kreun e SPAK s’e zgjedh as qeveria, as foltorjavulorjafallgjorja, as ambasada jo e jo".

©Lapsi.al

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të mërkurë

Vendi ynë për gjatë gjithë ditës parashikohet të dominohet nga vranësirat e shumta në të gjithë territorin. Mesdita dhe orët vijuese do të sjellin shpeshtim të ...

07:50

Ç'lojë po luhet mes Ramës dhe Yuri Kim

“Kam tre vite në Shqipëri, dhe do jem këtu edhe për ca më gjatë". Këtë mesazh, që ua kishte përcjellë me sms disa njerëzve të saj të besuar në Tiranë, menjëherë...

15:52

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI

Emmy Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 78-të e Emmy Awards u zhvillua të hënën në Peacock Theater në Los Angeles, duke mbledhur së bashku yjet më ...

21:48