Flash

Vràsja e dyfishtë e 2 viteve me parë/ Gjykata mbyll në qeli autorin

Lapsi.al 14 December 2022
Vràsja e dyfishtë e 2 viteve me parë/ Gjykata mbyll në

Gjykata e shkallës së parë në Shkodër ka vendosur masën “arrest me burg” për shtetasin Daniel Pepaj, i dyshuar si autor i vràsjes së dyfishtë të Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj. Ngjarja e rëndë ndodhi afro dy vite më parë në Vrith të Malësisë së Madhe. Pas më shumë se dy vitesh në arrati, pak ditë më parë 27 vjeçari u vetëdorëzua në policinë e Shkodrës. Pas ndalimit të tij, Daniel Pepaj u njoh me rikonfirmimin e masës së sigurisë “arrest me burg” dhënë nga gjykata e shkallës së parë. Gjatë kësaj seance mësohet se Daniel Pepaj nuk ka bërë asnjë deklaratë lidhur me vrasjen e ndodhur më 3 tetor të vitit 2020 duke mos dashur që të flasë momentalisht.

Autori i dyshuar i vrasjes së dyfishtë pritet që t’i bëjë deklaratat rreth ngjarjes së rëndë në seancat në vazhdim. Ndërkohë avokati mbrojtës Arbër Raja po ashtu nuk ka bërë asnjë deklarim rreth vrasjes së dyfishtë ndërsa gjatë seancës për rikonfirmim të masës së sigurisë kërkoi që Daniel Pepaj të lihej “arrest shtëpie” duke qenë se 27 vjeçari është vetëdorëzuar në polici. Ndërkohë nga ana tjetër prokurori i çështjes Albert Murçaj kërkoi masën e sigurisë “arrest me burg”. Pasi dëgjoi palët gjyqtarja Izabela Radovani vendosi “arrest me burg” për 27 vjeçarin. Fillimisht dy viktimat Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj rezultuan të zhdukur ndërsa pas kërkimeve për disa nga banorët dhe efektivët e policisë trupat e pajetë u gjetën në afërsi të një parcele me kanabis.

Disa ditë përpara ngjarjes së rëndë mësohet se Daniel Pepaj është goditur nga dy viktimat me pretendimin se i kishte vjedhur disa rrënjë kanabis. Pasi është goditur, sipas dyshimeve 27 vjeçari ka marrë një armë dhe ka qëlluar shtetasin Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj duke i lënë të vdekur në vend. Më përpara sipas dyshimeve që ka policia autori i ka kërkuar një armë një banori të zonës por nuk ia ka dhënë. Pasi i ka qëlluar dyshohet se Daniel Pepaj ka telefonuar të vëllanë duke i treguar vrasjen e dyfishtë. Po ashtu mendohet se menjëherë pas ngjarjes, Daniel Pepaj të jetë larguar drejt Malit të Zi e më pas është rikthyer duke u fshehur në malet e zonës ku banon derisa vendosi të vetëdorëzohet. Tashmë pritet që prokuroria të kërkojë dënimin e më pas gjykata të japë vendimin e saj.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI