Flash

Vrasja e 16-vjeçarit pasi nuk pagoi paratë e karburantit, vijojnë protestat në Athinë e Selanik

Lapsi.al 14 December 2022
Vrasja e 16-vjeçarit pasi nuk pagoi paratë e karburantit,

Dy qytetet më të madha të Greqisë Athina dhe sidomos Selaniku janë përfshirë përsëri në protesta të dhunshme pasi 16-vjeçari rom, i cili u qëllua në kokë javën e kaluar gjatë një ndjekjeje policore për një faturë 20 euro të papaguar të karburantit, ka humbur jetën. Ai trajtohej në dhomat e kujdesit intensiv prej datës 5 dhjetor.

Mbi 2500 protestues në Selanik u përleshën me policinë pas dy mitingjeve paqësore në fillim që më pas degjeneruan në akte dhune, kur një grup prej disa dhjetëra të rinjsh u shkëputën duke i vënë zjarrin kazanëve dhe duke hedhur kokteje molotov ndaj policisë, e cila u përgjigj me gaz lotsjellës. Përleshje më të kufizuara ndodhën në Athinë, ku protesta ishte kryesisht paqësore.

Vrasja e 5 dhjetorit ndaj të riut rom 16-vjeçar në Selanik shkaktoi ditë protestash shpesh të dhunshme në pjesë të ndryshme të Greqisë, pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme nga të afërmit e tij dhe drejtuesit e komunitetit që protestat të mbeten paqësore.

Menjëherë pas lajmit të vdekjes ministri grek i Mbrojtjes së Qytetarit ka shpallur gjendje gatishmërie për të gjitha forcat policore.

Sot në mesditë pjesëtarët e familjes kanë marrë trupin e tij nga spitali për ta varrosur sipas traditave.

Ndërsa avokati i policit 34-vjeçar, që tani përballet me akuza më të rënda, thotë se adoleshenti u përpoq të përplaste motoçikletat e policisë të përfshira në ndjekje, komuniteti rom ka denoncuar të shtënat dhe tashmë vrasjen, për motive raciste.

Vitet e fundit disa pjesëtarë të komunitetit rom janë plagosur ose qëlluar për vdekje gjatë konfrontimeve me policinë, ndërsa dyshohet se kërkonin t’i shmangeshin arrestimit për shkelje të ligjit.

Të këshilluara

24 raste të reja me Covid në Shqipëri

24 qytetarë janë infektuar me COVID në vendin tonë, nga 612 testime që janë kryer gjithsej. Personat e infektuar në 24 orët e fundit janë14 në Tiranë, 3 në Bera...

18:35

Kris arma në Shkodër, detajet e para

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër. Mësohet se është qëlluar në drejtim të një banese në lagjen "Skënderbeg" të kryeqendrës së Veriut. Ende nuk dihen rrethanat...

20:30

Moti, pritet rritje temperaturash

Vjeshta e zgjatur ia la vendin të ftohtit polar që vetëm sa e fshikulloi vendin tonë, kaloi transit nëpër të. Lajda Porja nga Meteoalb: Kemi parë që gjith...

20:12

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI