Flash

Scholz: Putini nuk ka arritur as një objektiv të vetëm në Ukrainë

Lapsi.al 14 December 2022
Scholz: Putini nuk ka arritur as një objektiv të vetëm në

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha të mërkurën (14.12.) se Vladimir Putin kishte bërë një llogari të gabuar në themel me dërgimin e trupave në Ukrainë, duke shtuar se presidenti rus nuk ka arritur as "një objektiv të vetëm" të vendosur përpara sulmit.

Deputetëve në Bundestagun gjerman, Scholz-i u tha se besimi i Putinit se Rusia do të fitonte dhe Ukraina do të bjerë brenda disa ditësh ishte një nënvlerësim masiv.

Putini "besoi se mund të thante solidaritetin e Evropës duke mbyllur rubinetin tonë të gazit," tha Scholz-i, por ai gaboi "për guximin e ukrainasve, për Evropën, për ne, për karakterin e demokracive tona, për vullnetin tonë për t'i rezistuar manive të fuqive të mëdha dhe imperializmit”.

Scholz nënvizoi mbështetjen e BE për Ukrainën dhe tha se përpjekjet për të minuar këtë mbështetje ishin të dënuara të dështojnë, duke i dërguar indirekt një mesazh Hungarisë, e cila në fillim të kësaj jave hoqi dorë nga kundërshtimet e saj ndaj ndihmës për Kievin.

"Kushdo që mendon se mund të minojë vlerat e B, ndaj të cilave është angazhuar çdo shtet anëtar, duke bllokuar politikat e saj të jashtme dhe të sigurisë, është i dënuar të dështojë”, tha ai.

Scholz mirëpret zgjerimin e BE-së në vendet e Ballkanit

Në fjalën e tij, Scholz-i tha gjithashtu se ishte në interesin e Gjermanisë dhe Evropës që vendet e Ballkanit që aktualisht nuk janë pjesë e BE të anëtarësohen në bllok.

Shumë vëzhgues kanë paralajmëruar se Rusia mund të përpiqet të përdorë ndikimin e saj në rajon për të destabilizuar BE.Të mërkurën, Scholz përshëndeti rifillimin e bisedimeve të pranimit në BE me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor gjatë muajve të fundit, si dhe vendimin e kësaj jave për t'i dhënë Bosnjës statusin e kandidatit të BE, duke iu bashkuar kështu Shqipërisë, Moldavisë, Republikës së Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Serbisë, të cilat aspirojnë të anëtarësohen në BE.

Kosova aplikoi për në BE

Edhe Republika e Kosovës aplikoi të mërkurën zyrtarisht për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Dokumenti përkatës u nënshkrua nga presidentja Osmani, kryeministri Kurti dhe kryeparlamentari Konjufca në Prishtinë.

Komentet e kancelarit gjerman vijnë një javë pasi Austria bllokoi Rumaninë dhe Bullgarinë, të cilat u bashkuan me BE në 2007, që të bashkohen me zonën Shengen të Bashkimit Evropian.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI