Flash

Përgjimi, Taulant Balla: Nuk jam unë, do të dalë një deputet i PD-së

Lapsi.al 14 December 2022
Përgjimi, Taulant Balla: Nuk jam unë, do të dalë një

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka hedhur poshtë akuzat se në 2016 është vënë në përgjim nga Prokuroria e Elbasanit për shkak të komunikimit me grupet e dyshuara kriminale.

Në një intervistë për A2 CNN, Balla tregon versionin e tij për sa i përket këtyre pretendimeve, duke e cilësuar si një orkestrim politik.

“Nuk ka asnjë gjë të vërtetë në të gjithë këtë histori të gatuar nga kuzhina e babalerisë së Sali Berishës. Përballja me Sali Berishën të bën të përballesh me trillime çnjerëzore të këtij niveli. I jam drejtuar gjykatës. Në këtë rast mbajeni mend, do të dalë dhe do të thotë që nuk ka qenë Taulant Balla, por ka qenë një deputet i Partisë Demokratike”, deklaroi Balla.

Më 21 nëntor, Ardjan Çapja, nga Elbasani, në gjyqin që po zhvillohet kundër tij për vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit akuzoi një “politikan me emrin Taulant” që doli në përgjimet e masakrës së shkurtit të vitit 2016. Sipas tij, gjatë hetimeve doli në përgjime emri i një politikani me emrin Taulant, por përgjimet u fshinë me urdhër të gjykatës.

Dyshimet ishin se bëhej fjalë për Taulant Ballën, atëherë drejtues politik i Partisë Socialiste në Elbasan dhe prej shtatorit 2021 në krye të grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Dy javë më parë, Balla i komentoi akuzat si "Babalja" tjetër e PD-së, ndërsa Berisha e akuzoi publikisht në sallën e Kuvendit si të implikuar me vrasjen e avokatit Ravik Gurra.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI