Flash

MEPJ sqaron nëse kishte shqiptarë në varkën e mbytur në La Mansh

Lapsi.al 14 December 2022
MEPJ sqaron nëse kishte shqiptarë në varkën e mbytur në

Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur këtë të mërkurë në Kanalin Anglez të La Mansh. Si pasojë e mbytjes së një varke humbën jetën të paktën 4 emigrantë.

Euronews Albania raporton se ka pasur një komunikim me Ministrinë tonë të Jashtme sipas të cilës nuk ka pasur asnjë shqiptar në gomone. Mediat shqiptare raportuan më herët se në varkë ishte edhe një shqiptar i mbijetuar.

Britanikja Sky News raporton se emigrantët ishin nga Afganistani, Iraku, Senegali dhe India. Ata kishin paguar nga 5 mijë paund një trafikanti për kalimin nga Franca në Britaninë e Madhe.

Nga një varkë që ndodhej në afërsi të vendit të ngjarjes dhe forcat e kufirit u shpëtuan 43 persona. Dyshohet se në barkë kanë qenë rreth 50 persona. Gjithsesi kërkimet kanë vijuar në La Mansh edhe me helikopterë dhe anije të forcave ushtarake.

Një peshkatar që shpëtoi 31 persona tha se u zgjua në herët në mëngjes kur emigrantët rrethuan varkën e tij "duke bërtitur për ndihmë". Kapiteni Raymond tha se kishte qenë duke fjetur kur u zgjua nga një anëtar i ekuipazhit të tij.

"Ka emigrantë pranë varkës. Një djalë po më varet në tela" – më tha ai. Në fillim mendova se ishte vetëm ai. Sapo mora pajisjet e mia të peshkimit, gjë që zgjati rreth 3 minuta, ndalova varkën dhe vrapova jashtë. Në anë të varkës ishin 5 prej tyre të varur" - tha ai. Raymond tha se më pas numëroi 45 persona që mbaheshin në gomonen e përmbysur. ©LAPSI.al

Të këshilluara

24 raste të reja me Covid në Shqipëri

24 qytetarë janë infektuar me COVID në vendin tonë, nga 612 testime që janë kryer gjithsej. Personat e infektuar në 24 orët e fundit janë14 në Tiranë, 3 në Bera...

18:35

Kris arma në Shkodër, detajet e para

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër. Mësohet se është qëlluar në drejtim të një banese në lagjen "Skënderbeg" të kryeqendrës së Veriut. Ende nuk dihen rrethanat...

20:30

Moti, pritet rritje temperaturash

Vjeshta e zgjatur ia la vendin të ftohtit polar që vetëm sa e fshikulloi vendin tonë, kaloi transit nëpër të. Lajda Porja nga Meteoalb: Kemi parë që gjith...

20:12

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI