Flash

Rama: "Kreun e SPAK nuk e zgjedh qeveria, aq më pak ambasada e Yuri Kim"

Lapsi.al 14 December 2022
Rama: "Kreun e SPAK nuk e zgjedh qeveria, aq më pak ambasada e Yuri

Kryeministri Edi Rama, i'a ka prerë shkurt ambasadores amerikane Yuri Kim në përplasjen në distancë që ka nisur mes të dyve për procesin e zgjedhjes së kreut të ri të SPAK. Kreu i qeverisë, në një postim në “Twitter” ndonëse thotë se është plotësisht dakord me ambasadoren, ka theksuar për publikun shqiptar se pasardhësin e Arben Krajës nuk e vendos ambasada e SHBA.

Lexo më tej:

Dekriptimi i deklaratave/ Ç'lojë po luhet mes Ramës dhe Yuri Kim 

Ai nënvizon shprehimisht se drejtuesin e ri të Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit nuk e zgjedh as qeveria, ashtu sikurse akuzon Yuri Kim, por ama, as foltorja,  që e fut në këtë fjali kot së koti, për të dhënë më pas direktivën: aq më pak ambasada. Ate e zgjedhin anëtarët e m Këshillit të Lartë të Prokurorisë, thotë ai. Ai po ashtu ka kërkuar që të ndalen lajmet se mes tij dhe ambasadores Yuri Kim ka një 'krisje'.

“Jam plotësisht dakord me Ambasadoren Yuri Kim dhe boll me thashethemet e katundit politik e mediatik! Kreun e SPAK s’e zgjedh as qeveria, as foltorjavulorjafallgjorja. As ambasada jo e jo. PoR një institucion i quajtur Këshilli i Lartë i Prokurorisë, që varet vetëm nga anëtarët e vet!

Skandali/ Rama ia zhyt në fund Yuri Kim-it, në lojë kreu i SPAK 

Prandaj anëtarët e KLP të mos dëgjojnë askënd përveç kandidatëve, të mos lexojnë asgjë përveç biografisë profesionale të kandidatëve, të mos influencohen nga askush përveçse nga profili e perfomanca e kandidatëve! Ata japin llogari vetëm para pasqyrës së tyre dhe askujt tjetër”, shkroi Rama.

Skandali/ Rama ia zhyt në fund Yuri Kim-it, në lojë kreu i SPAK 

Më herët Kim tha se procesi i përzgjedhjes së kreut të ri të SPAK nuk duhet të ndikohet as manipulohet duke pranuar se ambasada po inkap një nga një anëtarët e KLP. Ajo shtoi gjithashtu se SHBA do të monitorojnë nga afër procesin e përzgjedhjes në SPAK.

"Javën e fundit jemi takuar me çdo anëtar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) për të nënvizuar rëndësinë e zgjedhjes së një shefi të ri të SPAK-ut, i cili – pa frikë e favor – do të intensifikojë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Procesi i përzgjedhjes nuk duhet të ndikohet nga ata që kanë interes për të kufizuar ose manipuluar hetimet", shkruajti ajo duke shtuar per atë që do të ndodhë të premten në 16 dhjetor: "Ne do të monitorojmë nga afër procesin e përzgjedhjes së SPAK-ut për të siguruar që reforma në drejtësi të ecë përpara".

©Lapsi.al.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI