Flash

Gjermani/ Shqiptari humb jetën nga zjarri në ‘shtëpinë e barit’ (FOTO)

Lapsi.al 14 December 2022
Gjermani/ Shqiptari humb jetën nga zjarri në ‘shtëpinë

Një 21-vjeçar nga Berati ka humbur jetën mbrëmjen e 12 dhjetorit në Gjermani.

Mësohet se Mariglen Ruçi është djegur brenda një shtëpie bari, pas një zjarri aksidental të shkaktuar nga rryma elektrike.

21-vjeçari nga lagjja “Uznovë” e Beratit mësohet se kishte 2-vite që kishte emigruar në shtetin gjerman, aty ku edhe humbi jetën.

Pas ngjarjes, familja është njoftuar për vdekjen tragjike fillimisht nga shokët e tij e më pas nga policia gjermane.

I riu ishte vëllai i mesfushorit të ekipit të Bylisit, Flamur Ruçi që pas vdekjes së vëllait të vetëm ka postuar edhe një dedikim prekes në “Instagram”.

“Vëllai im do më mungosh shumë! Gjithmonë do jesh në zemrën time gjysma ime”, shkruan Ruçi, i cili ka postuar dhe një fotografi me të vëllain.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI