Flash

Escobar në Beograd: Serbët kanë arsye, por barrikadat duhet të hiqen

Lapsi.al 14 December 2022
Escobar në Beograd: Serbët kanë arsye, por barrikadat duhet

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka thënë se ka arsye për barrikadat që serbët kanë vendosur në veri. Megjithatë, ai thekson se ato duhet të hiqen brenda disa ditësh. Në një intervistë për televizionin serb N1, pas takimit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, Escobar është shprehur optimist për zgjidhjen e krizës në veri të Kosovës.

“Nuk dua të hyj në detaje të bisedës. Por më duhet të them se ka elemente për optimizëm. Përveç kësaj, dua të them se ne nuk kemi nevojë vetëm për një zgjidhje të kësaj krize aktuale. Ne kemi nevojë për një zgjidhje të qëndrueshme në kontekstin e situatës rajonale. Ne duam ta kthejmë këtë krizë në një mundësi, jo vetëm për Serbinë dhe Kosovën, por edhe për të gjithë rajonin”, - ka theksuar Escobar.

Ai ka deklaruar se pritshmëritë e SHBA-së janë që barrikadat të hiqen nga njerëzit që i vendosin. Sipas tij, ka një arsye pse ato u vendosën dhe pse do të hiqen.

“Ne dëgjuam shqetësimet e tyre. Ato janë legjitime. Ne duam të punojmë me komunitetin serb në veri të Kosovës, për të përmbushur kërkesat e tyre. Ka një mënyrë për të ecur përpara. Ashtu siç ka një arsye pse vendosin barrikadat dhe pse do t’i heqin ato. Po ashtu serbët duhet të kthehen në institucionet e përbashkëta sepse ata janë të nevojshëm atje. Mendoj se në të ardhmen e afërt, kjo do të ndodhë”, - ka deklaruar Escobar.

LEXO EDHE: Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

Escobar ka deklaruar se ende nuk është caktuar një afat për heqjen e barrikadave dhe kthimin në institucione, por thekson se pret që kjo të bëhet “në një të ardhme të afërt, pra për disa ditë”. Gjatë intervistës, Escobar ka përsëritur edhe një herë se SHBA-ja “refuzon kategorikisht kthimin e ushtrisë serbe në veri të Kosovës”. “Nuk duhet ta militarizojmë këtë krizë. Nuk është koha për të përdorur ushtrinë, është koha për të përdorur diplomacinë, dialogun dhe kompromisin”, - ka thënë Escobar.

Ai ka theksuar gjithashtu se deklarata e tij që “Kosova ka garanci sigurie nga SHBA-të” nuk është kërcënim për Serbinë. Këto garanci sipas tij vlejnë edhe për serbët në Mitrovicën e Veriut. “Ne nuk do të lejojmë askënd nga Kosova të kërcënojë Serbinë dhe nuk do të kërcënojmë sigurinë dhe stabilitetin në veri të Kosovës”, - tha Escobar. ©LAPSI.al

Të këshilluara

24 raste të reja me Covid në Shqipëri

24 qytetarë janë infektuar me COVID në vendin tonë, nga 612 testime që janë kryer gjithsej. Personat e infektuar në 24 orët e fundit janë14 në Tiranë, 3 në Bera...

18:35

Kris arma në Shkodër, detajet e para

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër. Mësohet se është qëlluar në drejtim të një banese në lagjen "Skënderbeg" të kryeqendrës së Veriut. Ende nuk dihen rrethanat...

20:30

Moti, pritet rritje temperaturash

Vjeshta e zgjatur ia la vendin të ftohtit polar që vetëm sa e fshikulloi vendin tonë, kaloi transit nëpër të. Lajda Porja nga Meteoalb: Kemi parë që gjith...

20:12

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI