Flash

Erdogan burgos kryebashkiakun e Stambollit për një fjalë goje

Lapsi.al 14 December 2022
Erdogan burgos kryebashkiakun e Stambollit për një fjalë goje

Një gjykatë në Turqi ka dënuar kryebashkiakun e Stambollit me më shumë se 2 vjet e gjysmë burg për fyerje të zyrtarëve publikë gjatë një fjalimi. Ekrem Imamoglu u akuzua pasi tha se “ata që anuluan zgjedhjet lokale në 2019 ishin budallenj".

52-vjeçari mundi kandidatin nga partisë së presidentit turk Rexhep Tayip Erdogan në garën për bashkinë e Stambollit. Dënimi i tij mund ta skualifikojë atë nga mbajtja e posteve politike ose të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm.

Imamoglu vjen nga Partia Sekulare Republikane Popullore. Ai shihej si një nga kandidatët më të fortë të opozitës për të përballur Erdogan në zgjedhjet presidenciale që duhet të mbahen deri në qershorin e ardhshëm.

Ai u akuzua për komentet që bëri pasi fitoi ngushtë zgjedhjet për kryebashkiak në zgjedhjet e marsit 2019. Rezultati u anulua pas ankesave nga partia AKP e Erdogan për parregullsi në votime. Bordi zgjedhor urdhëroi të kishte rivotim.

Imamoglu e mbrojti përdorimin e fjalës "budallenj" për të përshkruar ata që përmbysën rezultatin e parë. Ai tha se po i përgjigjej gjuhës së ngjashme të përdorur nga Ministri i Brendshëm, Suleyman Soylu.

Imamoglu fitoi sërish kur u mbajtën zgjedhjet e reja në qershor 2019. Ai mori 770 mijë vota më shumë se rivali i tij duke u dhënë fund 25 viteve të sundimit të AKP-së në qytetin më të madh të Turqisë.

Vendimi i së mërkurës do të duhet të konfirmohet edhe nga një gjykatë apeli, por nëse ai mbetet në fuqi do të thotë se Imamoglu do të jetë jashtë kandidimit në zgjedhjet presidenciale apo parlamentare të vitit të ardhshëm.

Në një deklaratë të lëshuar pas vendimit të gjykatës ai tha se "një grusht njerëzish nuk mund të marrin autoritetin e dhënë nga populli". Mbështetësit e kryebashkiakut u mblodhën jashtë ndërtesave të këshillit të Stambollit pasi ai u bëri thirrje njerëzve të mblidhen dhe të tregojnë mbështetjen e tyre. kryebashkiaku kërkoi "dorëheqjen e qeverisë".

Imamoglu pritet të apelojë kundër dënimit dhe do të vazhdojë në detyrë, por mundësia që ai mund të skualifikohet nga kandidimi në zgjedhjet presidenciale do ta bëjë më të vështirë për partitë opozitare turke që të zgjedhin një kandidat për t’u përballur me Erdogan.

Sondazhet tregojnë se kryetari i bashkisë së Stambollit është në mesin e disa liderëve të opozitës që mund të mposhtin presidentin historik në një garë kokë më kokë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

24 raste të reja me Covid në Shqipëri

24 qytetarë janë infektuar me COVID në vendin tonë, nga 612 testime që janë kryer gjithsej. Personat e infektuar në 24 orët e fundit janë14 në Tiranë, 3 në Bera...

18:35

Kris arma në Shkodër, detajet e para

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër. Mësohet se është qëlluar në drejtim të një banese në lagjen "Skënderbeg" të kryeqendrës së Veriut. Ende nuk dihen rrethanat...

20:30

Moti, pritet rritje temperaturash

Vjeshta e zgjatur ia la vendin të ftohtit polar që vetëm sa e fshikulloi vendin tonë, kaloi transit nëpër të. Lajda Porja nga Meteoalb: Kemi parë që gjith...

20:12

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI