Flash

Dënohet me vdekje ujku që hëngri kalin e Von der Leyen

Lapsi.al 14 December 2022
Dënohet me vdekje ujku që hëngri kalin e Von der Leyen

Rajoni gjerman i Hanoverit ka lëshuar një leje për të eliminuar një ujk që vrau një nga kuajt poni të presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen. Poni, i quajtur "Dolly" u vra pasi u sulmua nga ujku në fillim të shtatorit. Ai ishte duke kullotur së bashku me një kalë të vogël në pronësi të familjes Von der Leyen pranë Hanoverit në Gjermaninë Veriore.

“E gjithë familja është jashtëzakonisht e shqetësuar nga lajmi”, - tha në atë kohë zëdhënësi i presidentes së KE. Tashmë organet kompetente kanë lejuar eliminimin e ujkut në fjalë.

“Është kërkuar një përjashtim nga ligji për mbrojtjen e kafshëve të egra. Kërkesa është shqyrtuar dhe është në përputhje me kërkesat ligjore” – i tha të përditshmes gjermane TAZ, një zëdhënës i administratës përkatëse komunale.

Ujku është konsideruar “problematik”. Sipas ligjit gjerman, një kafshë që sulmon në mënyrë të përsëritur bagëtinë ose demonstron se nuk është i përshtatshëm për bashkëjetesë miqësore me jetën njerëzore mund të eliminohet.

Sipas zëdhënësit, ky ujk ka vrarë gjithsej 12 dele dhe lopë, përveç kalit të vogël të von der Leyen. Megjithatë, ai nuk bëri komente nëse vdekja e “Dolly” ishte shkak për dhënien e lejes për ekzekutimin e tij.

Në Gjermani kryhen analizat e ADN-së kur bagëtitë sulmohen nga kafshë grabitqare. Në këtë mënyrë përcaktohet specifikisht kafsha që ka kryer “krimin”. Vendimi për të vrarë ujkun ka shkaktuar edhe reagime politike. Kundërshtarët politikë të Von der Leyen thanë se vendimi për eliminimin e kafshës u mor për shkak të Presidentes së KE. Vetë ajo ftoi eurodeputetët të paraqesin çdo provë që do të tregonte se “ky lloj i ujkut është i rrezikuar në Evropë”.

Ujqërit dhe mishngrënësit e tjerë të mëdhenj janë aktualisht nën mbrojtje të rreptë sipas direktivës së BE-së për habitatet. Kjo do të thotë se të gjitha format e kapjes ose vrasjes së qëllimshme të ujqërve në natyrë janë të ndaluara. Në fund të nëntorit, Parlamenti Evropian miratoi gjithashtu një rezolutë jodetyruese që bën thirrje për të ulur statusin e mbrojtjes së ujqërve për të ndihmuar sektorin e blegtorisë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Tërmet në Greqi

Një tërmet me magnitudë 4.3 të shkallës Rihter është regjistruar në orën 17:28 ( me orën lokale) në Evia, Greqi. Sipas Institutit Gjeodinamik, tërmeti ishte me ...

17:31

24 raste të reja me Covid në Shqipëri

24 qytetarë janë infektuar me COVID në vendin tonë, nga 612 testime që janë kryer gjithsej. Personat e infektuar në 24 orët e fundit janë14 në Tiranë, 3 në Bera...

18:35

Kris arma në Shkodër, detajet e para

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër. Mësohet se është qëlluar në drejtim të një banese në lagjen "Skënderbeg" të kryeqendrës së Veriut. Ende nuk dihen rrethanat...

20:30

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI