Flash

Dalin PAMJET/ Këta janë emigrantët që shpëtuan nga mbytja e gomones

Lapsi.al 14 December 2022
Dalin PAMJET/ Këta janë emigrantët që shpëtuan nga

Janë publikuar pamjet e momenteve të tmerrit në kanalin e La Mansh në afërsi të Kentit në Britaninë e Madhe. Një gomone me rreth 50 emigrantë u përmbys për shkak të motit të keq. Deri tani janë konfirmuar 4 viktima dhe 43 të shpëtuar.

Raportohet se mes të shpëtuarve ishte edhe një shqiptar që udhëtonte i vetëm. Të tjerët janë me kombësi afgane, irakene, senegaleze dhe indiane. Ishte një varkë civile që arriti të shpëtonte të paktën 30 persona që kishin rënë në ujë.

Ajo njoftoi më pas forcat e shpëtimit. Peshkatari u tha medieve britanike se u zgjua që herët në mëngjes kur emigrantët rrethuan varkën e tij "duke bërtitur për ndihmë". Kapiteni Raymond tha se kishte qenë duke fjetur kur u zgjua nga një anëtar i ekuipazhit të tij. "Ka emigrantë pranë varkës. Një djalë po më varet në tela" – më tha ai.

Në fillim mendova se ishte vetëm ai. Sapo mora pajisjet e mia të peshkimit, gjë që zgjati rreth 3 minuta, ndalova varkën dhe vrapova jashtë. Në anë të varkës ishin 5 prej tyre të varur." Raymond tha se më pas numëroi 45 persona që mbaheshin në gomonen e përmbysur.

Sikurse duket nga pamjet, dhjetëra persona po përpiqen të shpëtojnë nga gomonia, me ndihën e rojeve bregdetare të Britanisë dhe Francës. Mes tyre, shihen edhe fëmijë. ©LAPSI.al

pamjet

pamjet

pamjet

 

The migrants were plunged into the icy waters of the Channel when their dinghy sank

The first images from the scene, obtained exclusively by Sky News, show a number of migrants being rescued from an inflatable boat

Footage apparently of the rescue shows the dinghy barely afloat in the freezing Channel waters

 

Të këshilluara

Tërmet në Greqi

Një tërmet me magnitudë 4.3 të shkallës Rihter është regjistruar në orën 17:28 ( me orën lokale) në Evia, Greqi. Sipas Institutit Gjeodinamik, tërmeti ishte me ...

17:31

24 raste të reja me Covid në Shqipëri

24 qytetarë janë infektuar me COVID në vendin tonë, nga 612 testime që janë kryer gjithsej. Personat e infektuar në 24 orët e fundit janë14 në Tiranë, 3 në Bera...

18:35

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI