Flash

Bruce Willis në gjendje të rëndë/ Nuk flet dhe nuk kupton më asgjë

Lapsi.al 14 December 2022
Bruce Willis në gjendje të rëndë/ Nuk flet dhe nuk kupton

Shëndeti i aktorit Bruce Willis po përkeqësohet. E gjithë familja është mbledhur tashmë rreth shtratit të tij. Bashkë me ta është edhe ish-bashkëshortja Demi Moore. Të gjithë së bashku shpresojnë për një mrekulli Krishtlindjesh për aktorin 67-vjeçar që vuan nga afazia. Kjo sëmundje e detyroi aktorin të largohej nga skena dhe ekrani.

“Ai nuk flet më dhe nuk kupton se çfarë thonë njerëzit e tjerë. Ai duket se po rrëshqet gjithnjë e më larg" - zbuloi një burim pranë familjes për RadarOnline.com. “Ata e dinë që Bruce nuk do të jetë përgjithmonë. Kështu që ata po shijojnë çdo moment së bashku" – tha i njëjti burim.

Pranë yllit të Hollivudit janë gruaja e tij Emma Heming dhe dy vajzat e tyre, Mabel (10 vjeç) dhe Evelyn (8). Ndodhet atje edhe ish-gruaja, Demi Moore dhe tre vajzat e lindura nga martesa e tyre, Rumer (34 vjeç), Scout (31) dhe Tallulah (28). Për momentin është bashkëshortja e tij, Ema zëri i aktorit që vetë nuk është më në gjendje të komunikojë.

“Ka ditë që rikthehet pamja e Bruce të vjetër, por ato janë të shkurtra dhe gjithnjë e më pak të shpeshta. Duket se Bruce po rrëshqet gjithnjë e më shumë larg tyre dhe kjo i thyen zemrën. Vajzat nuk mund ta imagjinojnë Krishtlindjen pa Bruce. Është e dhimbshme ta shohësh atë të përkeqësohet, por gjithçka që mund të bëjnë është t'i thonë se e duan dhe të luten për një mrekulli Krishtlindjesh” - shtoi burimi për Bruce Willis.

Afazia është një sëmundje degjenerative në të cilën humbet aftësia për të shprehur veten përmes të folurit ose të shkruarit ose për të kuptuar përmbajtjen e fjalëve të thëna ose të shkruara nga të tjerët. Ajo vjen për shkak të ndryshimit të qendrave dhe rrugëve nervore të sipërme. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Zhduket një avion ushtarak italian

Një avion ushtarak i Forcave Ajrore Italiane i nisur nga aeroporti Trapani Birgi dhe që po kthehej në bazë është zhdukur. Agjencia e lajmeve ANSA shkruan se laj...

21:15

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI