Flash

13 vite burg për ish-truprojën e Saimir Tahirit

Lapsi.al 14 December 2022
13 vite burg për ish-truprojën e Saimir Tahirit

GJKKO ka dënuar me 13 vite burg ish-truprojën e ish-ministrit të Brendshëm, Samir Tahiri. Gazetarja Klodiana Lala raporton se  Hekuran Marku, duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar, do të vuajë 8 vite e 8 muaj burg.

Marku akuzohet për trafik ndërkombëtar droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Ndërkohë SPAK kërkoi për Markun 12 vite burg. Kujtojmë se Marku u ekstradua nga Gjermania në Shqipëri pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme.

Emri i tij doli në operacionin ndërkombëtar të koduar “Shpirti”. Gjatë këtij operacioni u vendosën në pranga biznesmenë, prokurorë dhe zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit, të akuzuar si pjesëmarrës në veprimtaritë kriminale të drogës.

Të këshilluara

Zhduket një avion ushtarak italian

Një avion ushtarak i Forcave Ajrore Italiane i nisur nga aeroporti Trapani Birgi dhe që po kthehej në bazë është zhdukur. Agjencia e lajmeve ANSA shkruan se laj...

21:15

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI