Flash

Zgjedhjet lokale, Rama: Kemi gati patronazhistët dhe kjo është më e rëndësishme

Lapsi.al 13 December 2022
Zgjedhjet lokale, Rama: Kemi gati patronazhistët dhe kjo është

Pas takimit me drejtuesit politikë të PS në qarqe, kryeministri Edi Rama foli për mediat. Sa i përket zgjedhjeve lokale ai tha se i kanë gati patronazhistët.

"Ne gati kemi patronazhistët dhe kjo është më e rëndësishme. Rëndësi ka që kemi konsultim me partinë nuk diskutohet se kemi parti jo çeta që mblidhen e shpërndahen sipas thirrjeve me komunitetin përmes sondazheve që i kemi bërë praktikë të konsoliduar, edhe me opinionin e kryesisë", deklaroi Rama.

Lapsi.al zbuloi dy vite më parë skandalin me patronazhistët, rrjedhjen masive të të dhënave dhe kontrollin e qytetarëve për të influencuar votimin e tyre. Megjithatë "drejtësia e re" mbylli sytë përballë këtij skandali dhe e pushoi çështjen. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Shpërthen në flakë makina në Llogara

Një makinë është përfshirë nga flakët në ecje në Llogara. Gazetari Enrik Mehmeti raporton për BalkanWeb se nga flakët është shkrumbuar një mjet tip BMW, ndër...

14:02

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI