Flash

Zëvendësministri i Jashtëm rus: Nuk ka bisedime për shkëmbimin e të burgosurve Rusi-SHBA

Lapsi.al 13 December 2022
Zëvendësministri i Jashtëm rus: Nuk ka bisedime për

Nuk ka bisedime për shkëmbimin e të burgosurve në rendin e ditës për momentin midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, tha të martën zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve TASS.

“Unë nuk e di se çfarë kanë në mendje ata [amerikanët],” tha ai, kur u pyet për të komentuar deklaratat nga SHBA se të dy palët do të zhvillojnë konsultime më vonë këtë javë për shtetasin amerikan Paul Whelan, i cili është në burg në Rusia.

“Sipas burimeve të mia, nuk priten bisedime për këtë çështje përmes asnjë prej kanaleve për të cilat di”, tha ai.

“Ne komunikojmë herë pas here me amerikanët përmes kanaleve të ndryshme, në nivele të ndryshme, por shkëmbimet kryhen nga njerëz që më parë ishin të angazhuar në këtë aktivitet,” shtoi Ryabkov.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan tha të hënën se zyrtarët amerikanë “do të kenë një angazhim me federatën ruse këtë javë” për të trajtuar rastin e Whelan.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI