Flash

Vrasja e 16-vjeçarit nga policia, protesta të ashpra në Greqi

Lapsi.al 13 December 2022
Vrasja e 16-vjeçarit nga policia, protesta të ashpra në Greqi

Një tubim-protestë është mbajtur në Propylaia të Athinës në Greqi mbrëmjen e sotme. Sipas burimeve nga mediat greke, protesta është mbajtur nga anëtarët e organizatave antiautoritare me rastin e vdekjes së 16-vjeçarit rom, i cili u qëllua nga një oficer policie në Selanik.

Sërish në këtë tubim nuk munguan incidentet. Ndërkohë që marshimi po zhvillohej, në universitetin e qytetit ka pasur përplasje. Antiautoritarët hodhën gurë në drejtim të policisë, e cila u përgjigj me metodat e veta.

Tension ka pasur edhe në sheshin Sintagma, ku policia ka përdorur gaz lotsjellës, ndërsa incidente kanë ndodhur edhe në Stadiou. Ndërkohë vetëm pas orës 21:00 me orën e Greqisë, është rikthyer qarkullimi në rrugët kryesore të qytetit.

https://www.youtube.com/watch?v=yAwIx34wn4Y&embeds_euri=https%3A%2F%2Fargjirolajm.net%2F&source_ve_path=MjM4NTE&feature=emb_title

Të këshilluara

Çfarë ndodh me motin të mërkurën

Dita e mërkurë do të rikthejë sërish motin e keq në vend, ku gjatë mbasdites do të ketë reshje të dendura shiu në formën e stuhive, si dhe erëra të forta. Si...

20:37

Aksident me vdekje në aksin Elbasan-Peqin

Një aksident me humbje jete është shënuar pak më parë ne aksin rrugor Elbasan-Peqin në fshatin Pajovë. Një qytetar është përplasur nga një automjet, teksa ka...

20:25

ide

Përçmimi si model qeverisje 

I mësuar me, dhe i rrethuar nga, servilë Rama ka humbur aftësinë të përballet me qytetarët e lirë

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI