Flash

VIDEO/ Tjetër gënjeshtër për Durrësin, Balluku fshehu dhënien e Portit tek Privati

Lapsi.al 13 December 2022
VIDEO/ Tjetër gënjeshtër për Durrësin, Balluku fshehu

Një nga shqetësimet që u ngrit menjëherë pas prezantimit të projektit të Alabbar për ndërtimin e rezidencës “Durës, jahte dhe marina” ishte fati i Portit të Durrësit. Edhe sikur ky të ishte një projekt në të mirë të qytetarëve, edhe sikur shteti dilte me fitim duke falur taksat, edhe sikur aty të krijohet “Perla e Mesdheut”, cili do të ishte fati i Portit të Durrësit? A do të funksionojë njësoj pas zhvendosjes porti mijëravjeçar? Ku do të gjendeshin 390 milion euro për ndërtimin e portit të ri?

Një video e publikuar sot nga deputeti i PD-së Gazment Bardhi tregon se qeveria e fshehu vendimin për t’ia dhënë privatit me PPP ndërtimin e portit të Durrësit.

Bardhi ka sjellë deklaratat e ndryshme të Belinda Ballukut, që në datën 16 Nëntor deklaroi në komisionet parlamentare se Porti i Durrësit do të ndërtohet më paratë e të adhurave portuale. Disa ditë më pas, doli se do të jepet me PPP. "Të rrish i qetë fare se nuk do ta japim me konçension" dëgjohet të thotë Balluku, ndërsa flet në komision. Video më poshtë:

“Qeveria ka mashtruar Parlamentin. Një akt i rëndë dhe i paprecedentë” shkruan Bardhi duke vazhduar:

Rama-Balluku përgënjeshtrojnë vetveten dhe në më pak se 1 muaj kanë thanë 3 opsione të ndryshme për financimin e portit të ri në Porto Romano.

1. Do ta financojë plotësisht Autoriteti Portual Durrës. Nuk do të jetë koncesion apo PPP.

2. Do ta financojë Autoriteti dhe qeveria.

3. Do të jepet me PPP. 46% qeveria, 54% privati.

Kështu do të ndryshojë edhe financimi për aferën e portit të Durrësit. Nga “Emaar” tek “Alabar” dhe më pas nuk dihet ku do të përfundojnë. Ky është fakti më domethënës që shkatërrimi i Portit të Durrësit, do të shndërrohet në pastrimin më të madh të parave në histori.

Të këshilluara

Shpërthen në flakë makina në Llogara

Një makinë është përfshirë nga flakët në ecje në Llogara. Gazetari Enrik Mehmeti raporton për BalkanWeb se nga flakët është shkrumbuar një mjet tip BMW, ndër...

14:02

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI