Flash

Të ardhurat nga emigrantët për 9 mujorin arrijnë në nivelin më të lartë nga rigjallërimi i emigracionit

Lapsi.al 13 December 2022
Të ardhurat nga emigrantët për 9 mujorin arrijnë në

Paratë që emigrantët kanë dërguar në Shqipëri tek të afërmit e tyre në 9 muajt e parë të këtij viti kanë arritur nivelin më të lartë që nga 2018-a. Ato kanë reflektuar një gjallërim të ciklit të emigracionit gjatë viteve të fundit. Sipas statistikave të bilancit të pagesave të Bankës së Shqipërisë, prurjet e emigrantëve për 9 mujorin arritën në 592 milionë euro. Ajo është rritur me 10% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ajo ka arritur shumë afër rekordit të 2008-s prej 620 milionë euro.

Në tremujorin e tretë, prurjet në shtëpi ishin 216 milionë euro. Kjo është një periudhë kur ka shtim të parave që emigrantët sjellin në vend për shkak të sezonit veror. Dërgesat e emigrantëve po ndjekin një cikël të ri rritjeje. Vitin e kaluar, këto dërgesa arritën vlerën e 761 milionë eurove, niveli më i lartë që prej vitit 2009.

Valët e para të emigracionit masiv shqiptar nisën pas rënies së regjimit komunist dhe numri i madh i shqiptarëve të larguar jashtë vendit u bë burim i rëndësishëm të ardhurash për familjarët e tyre në Shqipëri dhe për ekonominë shqiptare në tërësi.

Ky cikël duket se arriti pikun në dekadën e parë të mijëvjeçarit të ri. Kjo pasi emigrantët e larguar në vitet ’90 ndërtuan një jetë jashtë Shqipërisë dhe i zbehën gradualisht lidhjet me familjet e tyre në Shqipëri. Por, sidomos pas vitit 2013, nisi një cikël i ri emigracioni. Ai po përfshin gjithnjë e më shumë të rinjtë e arsimuar. Ata shfrytëzojnë nevojën për punë të specializuar në vende të ndryshme të BE-së, sidomos në Gjermani.

Sipas vlerësimeve të Instat, Shqipëria ka një diasporë prej afërsisht 1.7 milionë banorësh. Pothuajse një milionë janë të shpërndarë në vende të ndryshme të Europës. Tendenca për të ikur është përshpejtuar pas ngadalësimit në dy vjet pandemi dhe Mbretëria e Bashkuar po bëhet një destinacion që po tërheq shumë shqiptarë, sidomos të rinj.

Në total, duke përfshirë aplikimet në BE së bashku me të dhënat paraprake për shtatorin dhe aplikimet në Mbretërinë e Bashkuar, për 6 mujorin, numri i personave që kanë ikur zyrtarisht këtë vit është rreth 15.3 mijë./MONITOR

Të këshilluara

Ç'lojë po luhet mes Ramës dhe Yuri Kim

“Kam tre vite në Shqipëri, dhe do jem këtu edhe për ca më gjatë". Këtë mesazh, që ua kishte përcjellë me sms disa njerëzve të saj të besuar në Tiranë, menjëherë...

15:52

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI