Flash

Taylor Swift fiton padinë për të drejtën e autorit

Lapsi.al 13 December 2022
Taylor Swift fiton padinë për të drejtën e autorit

Taylor Swift ia doli të fitonte një padi për të drejtën e autorit pas pesë vitesh.

Padia, e ngritur nga kantautorët Sean Hall dhe Nathan Butler në 2017, pretendonte se Swift vodhi tekstin nga kënga e vitit 2001 e 3LW “Playas Gon’ Play” për të shkruar hitin e saj “Shake It Off”.

Megjithatë, avokatët e këngëtares dhe të dy kantautorëve dorëzuan një kusht të përbashkët të hënën duke i kërkuar një gjykate në Kaliforni të heqë padinë, sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga “Page Six”.

Gjykatësi i qarkut të SHBA-së, Michael Fitzgerald, e hodhi poshtë zyrtarisht padinë vetëm disa javë përpara se të fillonte gjyqi.

Fitorja për Swift vjen vetëm katër muaj pasi këngëtarja theu heshtjen e saj për këtë çështje, duke thënë se “nuk e kishte dëgjuar kurrë” këngën për të cilën u akuzua për plagjiaturë.

“Teksti i këngës “Shake It Off” është shkruar tërësisht nga unë”, pohoi këngëtarja në dokumentet e gjykatës, sipas Billboard”.

“Në shkrimin e teksteve, u bazova pjesërisht në përvojat e jetës sime dhe në veçanti, nga shqyrtimi i pandërprerë publik i jetës sime personale, raportimi i ‘klikimeve’, manipulimi publik dhe forma të tjera të kritikës personale negative.”

Ndërsa këngëtarja e “Bad Blood” u lirua nga kjo padi, ajo po përballet me një tjetër padi për të drejtën e autorit për një libër të publikuar në vitin 2019.

Në gusht, autorja Teresa La Dart e paditi Swift-in për më shumë se një milion dollarë duke pretenduar se ajo kopjoi librin e saj me poezi, “Lover”, për broshurën shoqëruese për albumin “Lover” të Swift.

Padia pretendonte se dikush në ekipin e Swift-it pa librin e La Dart dhe vendosi të përsëriste “vibin dhe dizajnin” e librit, si dhe skemën e ngjyrave rozë dhe blu.

Swift nuk ka folur publikisht për padinë e fundit.

Të këshilluara

Jo vetëm humbje për Kanye West

Kanye West mund të mos nderohet më kurrë me një çmim në lidhje me muzikën, por një organizatë i ka dhënë atij titullin “Antisemiti i Vitit”. Ye është shpallur ...

14:15

Zbulohen aktorët e 'Mean Girls The Musical'

Të premten, Paramount zbuloi protagonistët e filmit të ardhshëm Mean Girls The Musical. Filmi është një përshtatje e shfaqjes së Broadway 2018, e cila u bazua n...

13:47

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI