Flash

Sekreti/ Pse disa persona nuk preken nga gripi

Lapsi.al 13 December 2022
Sekreti/ Pse disa persona nuk preken nga gripi

Edhe pse jetojmë në të njëjtin ambient, disa persona nuk shfaqin asnjëherë simptomat e të ftohurit, apo nuk preken nga gripi. Padyshim që ky fakt na bën kuriozë. Ndërsa disa prej nesh, me ndryshimin e temperaturave fillojmë teshtimat, kemi rrufë, hundë të bllokuara, dhe kollë, disa të tjerë, duket se janë të paprekshëm nga i ftohti apo gripi.

Po si ndodh kjo? Cili është sekreti ti tyre? Në fakt, përgjigjja më e thjeshtë do të ishte: është gjenetike.

Sipas një studimi 24-vjeçar të realizuar nga Universiteti i Harvardit, rezultatet e të cilit u publikuan javën e kaluar, binjakët janë të predispozuar të preken nga të njëjtat sëmundje, duke treguar se ADN-ja është përgjegjëse për 40% të sëmundjeve.

Eksperti i sëmundjeve respiratore, Ron Eccles, është i bindur se gjenetika është arsyeja kryesore pse disa njerëz nuk preken asnjëherë nga viruset e të ftohtit apo gripit.

“Ne të gjithë kemi lindur me një sistem imunitar unik, ashtu siç janë unike edhe shenjat e gishtave. Edhe ata që nuk preken nga gripi, janë të infektuar nga virusi, por sistemi i tyre imunitar e vret virusin, duke mos zhvilluar simptomat.”,- thotë ai.

Viruset e zakonshme të gripit apo të ftohurit prekin hundën, fytin, laringun, kordat zanore dhe sinuset.

Përpos gjenetikës, për të patur një mbrojtje më të mirë ndaj viruseve të gripit apo të ftohurit, ekspertët sugjerojnë një dietë të pasur me fibra, fruta dhe perime: të hiqet dorë nga duhani dhe alkooli, si dhe të reduktohet stresi. Këto elemente ndikojnë në forcimin e sistemit imunitar.

Të këshilluara

Zbardhet takimi Kurti-Escobar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti sot në zyrën e tij zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe të ...

20:25

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI