Flash

Rama konfirmon planin me britanikët për kthimin e emigrantëve shqiptarë: Kërkesë e imja!

Lapsi.al 13 December 2022
Rama konfirmon planin me britanikët për kthimin e emigrantëve

Kryeministri Edi Rama komentoi planin e përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe asaj britanike për emigrantët e paligjshëm shqiptar në Britani. Duke folur për gazetarët ai tha se krijimi i Task-Forcës ka qenë një kërkesë e tij që Johnson ka qenë ministër i Jashtëm por sipas tij askush në Britani nuk hodhi as një hap. Mesa duket situata ka ndryshuar me Sunak, që siç tha Rama ka vendosur ta shtyjë përpara këtë plan.

Pyetje: Ditën e sotme kryeministri britanik bëri me dije një plan të përbashkët ose një Task Forcë mes Britanisë së Madhe dhe Shqipërisë për emigrantët e paligjshëm. Si pritet të funksionojë dhe kur do të zbatohet?

Edi Rama: Kjo është një kërkesë e imja që në kohën kur Boris Johnson ka qenë ministër i Jashtëm dhe e kam përsëritur vazhdimisht sepse sa herë kanë ardhur dhe kanë ndarë me ne këtë shqetësim. Kam qenë konsistent në të njëjtën gjë: Mos flisni për krim shqiptar se nuk ekziston, krimi është krim dhe nuk ka etni. Nëse e keni problem dhe doni ndihmën tonë ne jemi të gatshëm që bashkë me ju të ngrejmë një skuadër speciale siç e kemi bërë me vende të tjera dhe ka funksionuar më së miri, e cila të merret 24 orë në kohë reale për identifikimin, penetrimin, ndarjen e informacionit, vëzhgimin dhe në fund ndalimin e atyre elementëve që organizojnë këto rrjete të kriminalitetit, trafikut klandestin. Ide e bukur, ide e bukur, nuk është bërë kurrë. Këtë herë pata një bisedë goxha përmbajtësore me kryeministrin e fundit se kanë ndërruar shumë që kur unë jam kryeministër këtu dhe ai ka marrë përsipër që ta shtyjë përpara.

Kemi bërë një dakordësi se nuk është dhe një marrëveshje e re, dakordësi që është e shprehur në deklaratën që keni lexuar. Kryeministri britanik më ka shprehur keqardhjen pa ekuivok për çfarë ka ndodhur, për faktin që fatkeqësisht komuniteti shqiptar është vendosur nën një dritë të gabuar. Më ka shprehur gjithë konsideratat për bashkëpunimin, ecurinë e punës së përbashkët në arenën ndërkombëtare. Më ka shprehur dhe dëshirën që të takohemi shpejt. Pastaj jemi ndalur te kjo pjesë. Unë kam përsëritur se nuk ka nevojë të ndani shqiptarët nga akush tjetër, komuniteti shqiptar në të gjitha vendet është një komunitet që sjell vetëm vlerë të shtuar në të gjitha aspektet.

Ata elementë që janë elementë problematikë nuk përfaqësojnë komunitetin shqiptar askund, dhe as shtetin dhe flamurin tonë. Janë jashtënxjerrjet e një kombi si të çdo kombi. Me ata duhet marrë në një mënyrë tjetër. Nëse shanset për të marrë azil politik në Gjermani, Francë, Holandë etj janë zero, kërkoni te vetja dhe sistemi britanik dhe mos e kërkoni fare as të qeveria e Shqipërisë, as te ata që nisen për te ju se nuk marrin dot vizë.Ishte interesant shumë një deputet britanik në dhomën e parlamentit britanik që pyeste ambasadorin tonë se pse nuk vijnë me Wizz Air këta? Këta të bëjnë të të…

Deklaratat Rama i bëri pas mbledhjes në selinë rozë me drejtuesit politik të PS-së në qarqe.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI