Flash

Rama e konfirmon: Ka nisur procesi i zëvendësimit të Yuri Kim

Lapsi.al 13 December 2022
Rama e konfirmon: Ka nisur procesi i zëvendësimit të Yuri Kim

Kryeministri Edi Rama është pyetur sot nga gazetarët, lidhur me njoftimin e bërë nga Ministria e Jashtme pak ditë më parë për nisjen e procedurave për zëvendësimin e Ambasadores Yuri Kim.

I pyetur se përse kjo ministri ka bërë një deklaratë të tillë, Rama tha se nuk është thyer etika, ndërsa shtoi se është komentuar vetëm për ambasadoren e SHBA, pasi sipas tij, “me SHBA kemi një marrëdhënie të veçantë”.

“Nuk është thyer asnjë etike dhe procesi për zëvendësimin ka nisur siç është thënë nga Ministria e Jashtme, e ka nisur Departamenti i Shtetit jo ne”, u shpreh Rama.

Por pse ky njoftim është bërë vetëm për ambasadoren e Amerikës?

“Sepse Amerikën e kemi të veçantë nuk komentojmë për të gjithë ambasadorët", u përgjigj Rama.

I pyetur nëse mes tyre ka një krisje të marrëdhënieve, Rama tha: "Ngjitja mes meje dhe ambasadores është më e fortë se kurrë nëse mund ta përdorim me metaforë, dje kemi pasur një takim të gjatë konstruktiv, miqësor".

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI