Flash

"Turizmi" i trishtë

Para rreth një muaji më kërkuan që t’i bëja guidë nëpër Tiranë një grupi prej njëzet studentës...

15:06 Redi Saliasi

Parashikimi i motit për këtë të martë

Lapsi.al 13 December 2022
Parashikimi i motit për këtë të martë

Orët e para të ditës do të sjellin përmirësim të përkohshëm të kushteve atmosferike në pothuajse gjithë territorin. Sipas parashikimit të motit nga Meteoalb, pjesa e dytë e ditës do të jetë me vranësira të shumta, të cilat do të krijojnë mundësi për reshje të pakta në zonat Veriore dhe Juglindore. Pritet që në këto zona të kemi kryesisht reshje të pakta dëbore. Ndërsa në ultësirën perëndimore do të ketë vetëm momente të pakta me pika shiu.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 13°C. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë në det me shpejtësi 45 km/h kryesisht nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 – 4 ballë.

Kosova

Kosova mbetet me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të pakta. Më të dukshme kthjellimet do të jenë në orët e para të ditës, ndërsa pasditja do të theksojë vranësirat. Gjithashtu do të ketë dhe rënie të ndjeshme të temperaturave të ajrit, teksa i gjithë vendi do të jetë me vlera negative në orët e para të mëngjesit dhe gjatë natës.

Maqedonia e Veriut

Republika e Maqedonisë së Veriut të martën do të jetë nën ndikimin e motit të qëndrueshëm, i cili gjatë paradites do të sjelli alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta. Pjesa e dytë e ditës do të shtojë gradualisht vranësirat, të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Veriperëndimore.

 

Të këshilluara

ide

Përçmimi si model qeverisje 

I mësuar me, dhe i rrethuar nga, servilë Rama ka humbur aftësinë të përballet me qytetarët e lirë

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI