Flash

Lajçak: Barrikadat t’i heqim me marrëveshje, jo me buldozerë

Lapsi.al 13 December 2022
Lajçak: Barrikadat t’i heqim me marrëveshje, jo me

Pas takimit që pati me kryeministrin Albin Kurti, emisari special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak foli për situatën në veri dhe barrikadat e vendosura nga serbët në atë pjesë. Ai tha se pas këtij takimi do të takohet edhe me KFOR-in dhe EULEX-in. Mënyra më e mirë për të hequr barrikadat sipas tij është me marrëveshje politike dhe jo buldozerë.

“Do të takohem me KFOR-in dhe EULEX-in pas kësaj. Jam diplomat. Për mua mënyra më e mirë për të hequr barrikadat është me marrëveshje politike, jo me buldozerë” - tha Lajçak.

Lajçak tha se pati një diskutim të gjatë me kryeministrin Kurti. Ai shtoi se nuk mund të presin që diçka e keqe të ndodhë.

“Kemi kriza, barrikada dhe kemi situatë të vështirë në veri të Kosovës. Pata një diskutim të gjatë me Kurtin. Nuk mund të presim që diçka e keqe të ndodhë. Askush nuk është i lumtur me këtë situatë në veri” - tha ai.

Në këtë takim ishte i pranishëm edhe i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Zhduket një avion ushtarak italian

Një avion ushtarak i Forcave Ajrore Italiane i nisur nga aeroporti Trapani Birgi dhe që po kthehej në bazë është zhdukur. Agjencia e lajmeve ANSA shkruan se laj...

21:15

Çfarë ndodh me motin të mërkurën

Dita e mërkurë do të rikthejë sërish motin e keq në vend, ku gjatë mbasdites do të ketë reshje të dendura shiu në formën e stuhive, si dhe erëra të forta. Si...

20:37

Aksident me vdekje në aksin Elbasan-Peqin

Një aksident me humbje jete është shënuar pak më parë ne aksin rrugor Elbasan-Peqin në fshatin Pajovë. Një qytetar është përplasur nga një automjet, teksa ka...

20:25

ide

Përçmimi si model qeverisje 

I mësuar me, dhe i rrethuar nga, servilë Rama ka humbur aftësinë të përballet me qytetarët e lirë

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI