Flash

Kryeministri britanik nxjerr planin me 5 pika për ndalimin e emigrantëve shqiptarë

Lapsi.al 13 December 2022
Kryeministri britanik nxjerr planin me 5 pika për ndalimin e

Kryeministri britanik, Rishi Sunak u zotua sot se nuk do te lejoje emigracion te paligjshëm ne vend. Kryeministri deklaroi ne parlament se publiku kishte ‘të drejtë të zemërohej’ dhe se duhet të ndalohen varkat, duke këmbëngulur se drejtësia ishte parimi udhëzues. Sunak paralajmëroi se “nëse nuk veprojmë tani dhe me vendosmëri, kjo vetëm do të përkeqësohet. Sunak tha se ai dëshiron të trajtojë rrënjën e problemit duke rritur pragun për njerëzit që mbulohen nga rregullat e ‘skllavërisë moderne’.

Do të supozohet se shqiptarët mund të kthehen në vendin e tyre të sigurt, pasi 55 për qind e tyre aktualisht po lejohen të qëndrojnë ne Britaninë e Madhe. Kryeministri Britanik deklaroi se kushdo që vjen ilegalisht në Britaninë e Madhe do të ndalohet të qëndrojë këtu. Parlamentit do t’i kërkohet të vendosë kuota se sa mund të pranohen për qëllime humanitare. Marrëveshja e re me Shqipërinë përcakton kthimin e azilkërkuesve në vendin “e sigurt”, duke përfshirë oficerët e Forcave Kufitare (Home Office) që janë vendosur në aeroportin e Tiranës, Rinas. Sunak e mbylli fjalën me; “Mjaft është mjaft”.

Plani me pesë pika i Britanisë së Madhe për ndalimin e emigrantëve shqiptarë:

1. Një komandë operacionale e re, e unifikuar, me varka të vogla për të parandaluar fluksin e emigrantëve që kalojnë përmes Kanalit.

2. Burime shtesë do të krijohen për të rritur numrin e bastisjeve të kryera nga oficerët e imigracionit.

3. Vende të reja, duke përfshirë parqet e pushimeve të papërdorura, ish-sallat e studentëve dhe objektet ushtarake të tepërta, do të përdoren për të strehuar azilkërkuesit – me 10,000 hapësira të identifikuara që kushtojnë gjysmën e asaj që po shpenzohet tani.

4. Numri i punonjësve të çështjeve të azilit do të dyfishohet dhe sistemi do të ri-inxhinierohet për të shkurtuar sasinë e kohës që duhet për të përpunuar kërkesat – me një premtim për të hequr ngarkesën e mbetur deri në fund të vitit të ardhshëm

5. Një marrëveshje e re me Shqipërinë, duke përfshirë oficerë të Forcave Kufitare në Aeroportin e Tiranës, udhëzim i ri që thotë se Shqipëria është një vend i sigurt, një rritje e pragut që dikush duhet të plotësojë për t’u kualifikuar si viktimë e skllavërisë moderne, një garanci nga Shqipëria se do të mbrojnë njerëzit e vërtetë në rrezik dhe do të ngrihet një njësi e re e dedikuar për përpunimin e shqiptarëve – me më shumë se 400 specialistë.

Të këshilluara

Shpërthen në flakë makina në Llogara

Një makinë është përfshirë nga flakët në ecje në Llogara. Gazetari Enrik Mehmeti raporton për BalkanWeb se nga flakët është shkrumbuar një mjet tip BMW, ndër...

14:02

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI