Flash

Koncensionet, Meta: Të publikohen emrat e kompanive fituese

Lapsi.al 13 December 2022
Koncensionet, Meta: Të publikohen emrat e kompanive fituese

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mbështetur deklaratën e Fondit Monetar Ndërkombëtar drejtuar qeverisë shqiptare për transparencën e koncensioneve të PPP-ve.

Në një postim në Facebook, Meta thotë se është domosdoshmëri që qeveria të bëjë publik emrat e kompanive fituese që kanë të bëjnë me PPP-të për tërmetin dhe fondet e rindërtimit.

Sipas ish-Presidentit, qeveria duhet të bëjë patjetër transparencë përpara shqiptarëve.

Postimi i Ilir Metës:

Mbështes deklaratën e Bordit të Drejtuesve të Fondit Monetar Ndërkombëtar drejtuar Qeverisë shqiptare për domosdoshmërinë e publikimit të kontratave të prokurimit publik dhe emrave të kompanive fituese, që kanë të bëjnë me pandeminë dhe fondet e rindërtimit për tërmetin.

Është e domosdoshme që pa vonesë, Qeveria të bëjë transparencë para shqiptarëve.

Të këshilluara

Zhduket një avion ushtarak italian

Një avion ushtarak i Forcave Ajrore Italiane i nisur nga aeroporti Trapani Birgi dhe që po kthehej në bazë është zhdukur. Agjencia e lajmeve ANSA shkruan se laj...

21:15

Çfarë ndodh me motin të mërkurën

Dita e mërkurë do të rikthejë sërish motin e keq në vend, ku gjatë mbasdites do të ketë reshje të dendura shiu në formën e stuhive, si dhe erëra të forta. Si...

20:37

Aksident me vdekje në aksin Elbasan-Peqin

Një aksident me humbje jete është shënuar pak më parë ne aksin rrugor Elbasan-Peqin në fshatin Pajovë. Një qytetar është përplasur nga një automjet, teksa ka...

20:25

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI