Flash

Historike/ Shkencëtarët amerikanë krijojnë shkrirjen e diellit në tokë

Lapsi.al 13 December 2022
Historike/ Shkencëtarët amerikanë krijojnë shkrirjen e

Shkencëtarët amerikanë kanë njoftuar realizimin e asaj që njihet si "shkrirja bërthamore". Për herë të parë në histori, një reaksion i "shkrirjes bërthamore" është prodhuar në një laborator në Kaliforni. Ky reaksion gjeneron më shumë energji sesa nevojitet për ta ndezur atë. Ky ka qenë synimi që shkencëtarët e kanë ndjekur për më shumë se 50 vjet.

Sekretarja e Departamentit të Energjisë të SHBA, Jennifer Granholm tha se kjo është "një arritje historike për kërkuesit dhe stafin të cilët i kanë kushtuar karrierën e tyre momentit të parë të të ndezjes së shkrirjes të bëhet realitet. Një pikë kthese që do të pasohet nga shumë përfitime". Jennifer Granholm deklaroi më pas se eksperimenti i shkrirjes bërthamore i kryer nga shkencëtarët amerikanë përsëriti disa kushte që gjenden vetëm në yje dhe diell.

"Kjo ndezje na lejon të përsërisim për herë të parë disa kushte që gjenden vetëm në yje dhe në diell. Ky moment historik na sjell një hap më afër mundësisë së energjisë së shkrirjes neutrale ndaj karbonit që fuqizon shoqërinë tonë”, - theksoi ajo. "Nëse ne mund të avancojmë energjinë e shkrirjes, ne mund ta përdorim atë për të prodhuar energji elektrike të pastër, karburant transporti, energji, industri të rëndë dhe shumë më tepër" – shtoi ajo.

Jill Hruby, nënsekretarja amerikane për sigurinë bërthamore, duke komentuar suksesin e eksperimentit, tha se SHBA kanë ndërmarrë "hapat e parë drejt një burimi energjie të pastër që mund të revolucionarizojë botën". Në eksperiment u përdorën 192 lazer me energji të lartë.

"Pika e kthesës" në kërkimin e burimeve të energjisë së pastër, ndodhi më 5 dhjetor. 192 lazer gjigantë bombarduan një cilindër të vogël me madhësinë e një gome që përmbante një bërthamë hidrogjeni të ngrirë, të vendosur në një diamant.

Megjithatë, përdorimi komercial i energjisë së pastër nga shkrirja bërthamore "do të marrë dekada". Sipas Kim Budil, drejtor i Laboratorit Kombëtar Laërence Livermore ku u krye testi, "ka shumë pengesa të rëndësishme, jo vetëm shkencore, por edhe teknologjike" – tha ai.

Sipas ekspertit të shkrirjes bërthamore Stefano Atzeni nga Universiteti La Sapienza i Romës, do të duhen të paktën 30 vjet që bashkimi bërthamor të kthehet nga një teknologji eksperimentale në një realitet, me reaktorë të aftë për të fuqizuar qytetet tona me emetime zero. Ka shumë sfida teknologjike që ende duhen kapërcyer sipas tij. ©LAPSI.al

Come funziona la fusione nucleare

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI