Flash

Goditet “Ndragheta”, 78 persona të arrestuar

Lapsi.al 13 December 2022
Goditet “Ndragheta”, 78 persona të arrestuar

Karabinierët italianë janë duke ekzekutuar 78 masa sigurie në rajone të ndryshme në dy operacione të përbashkëta kundër “Ndragheta-s”.

Karabinierët e grupit Gioia Tauri në Reggio Calabria kanë ekzekutuar 65 masa, nga të cilat 47 “arrest me burg”, 16 “arrest shtëpie” dhe 2 “detyrim paraqitjeje.” Ndërsa karabinierët e Brescias, Ros of Brescia kanë ekzekutuar 13 masa, 12 “arrest me burg” dhe 1 “arrest shtëpie”.

Bandat e goditura janë Belloccos e Rosarno, Spadas e Ostia dhe Lamari-Larosa-Pesces e Gioia Tauro.

Në Brescia, karabinierët së bashku me Guardia di Finanza sekuestruan biznese dhe pasuri të paluajtshme si dhe aksione të kompanive me vlerë rreth 5 milionë euro, shkruan Ansa.

Të dyshuarit akuzohen për pjesëmarrje në shoqatë mafioze, mbajtje dhe posedim të armëve të zakonshme dhe të luftës, zhvatje, fajde, dëmtim të rëndë me metodën mafioze, si dhe shoqatë me qëllim trafikun e drogës, pastrimin e parave dhe shoqata kriminale që synon krime tatimore dhe mashtrime në dëm të shtetit.

Në frontin e operacionit Reggio, karabinierët besojnë se kanë nxjerrë në dritë strukturat e reja të klanit Bellocco, në krye të “kompanisë Rosarno” me interesa në të gjithë territorin kombëtar dhe në vende të ndryshme të huaja.

Në fazën operacionale morën pjesë rreth 1000 karabinierë nga Reggio Calabria, të cilët u mbështetën nga helikopterët dhe njësitë e ndryshme territoriale.

Të këshilluara

Zhduket një avion ushtarak italian

Një avion ushtarak i Forcave Ajrore Italiane i nisur nga aeroporti Trapani Birgi dhe që po kthehej në bazë është zhdukur. Agjencia e lajmeve ANSA shkruan se laj...

21:15

Çfarë ndodh me motin të mërkurën

Dita e mërkurë do të rikthejë sërish motin e keq në vend, ku gjatë mbasdites do të ketë reshje të dendura shiu në formën e stuhive, si dhe erëra të forta. Si...

20:37

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI