Flash

Euro në “tatëpjetë”, kursi i afrohet kufirit të 115 lekëve

Lapsi.al 13 December 2022
Euro në “tatëpjetë”, kursi i afrohet kufirit të

Rënia e Euros në kursin e këmbimit me Lekun po thyen rekorde të reja historike. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye të martën me 115.21 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë. Euro ka pësuar një tjetër rënie të fortë me 0.45 pikë krahasuar me ditën e hënë. Që nga fillimi i muajit dhjetor, Euro ka rënë gjithsej me 1.65 pikë. Sipas agjentëve të këmbimit valutor, në ditët e fundit tregu po karakterizohet nga një ofertë e bollshme për Euro dhe kërkesë e pakët për monedhën europiane.

Por, arsyeja që i ka dhënë një shtysë të mëtejshme rënies së euros ditën e martë ka qenë dalja më një kurs shumë të ulët nga njëra prej bankave të sistemit. Sipas agjentëve, banka në fjalë ka shitur sasi të mëdha valute për nevoja të klientëve ose për të mbyllur një pozicion të saj. Operacione të tilla kanë një efekt edhe më të fortë në periudha kur kursi ka një tendencë të qartë në një kah të caktuar, sepse forcon më tej pritshmëritë e aktorëve në të njëjtin drejtim, në këtë rast, për nënçmimin e mëtejshëm të Euros.

Agjentët mendojnë se rënia e Euros mund të vazhdojë më tej në pjesën e mbetur të dhjetorit. Kjo edhe për shkak të rritjes sezonale të ofertës valutore. Në këtë situatë, e vetmja “forcë” që mund ta frenojë rënien e Euros duket se është Banka e Shqipërisë, që mund të ndërhyjë në tregun valutor, në rastet kur gjykon se ekzistojnë disbalanca dhe nivelet e kursit nuk reflektojnë faktorët fondamentalë të tregut.

Sidoqoftë, forcimi i Lekut ndaj Euros këtë vit ka ndihmuar në zbutjen e pjesshme të presioneve inflacioniste nga jashtë. Ky është një element që përputhet edhe me qëllimin dhe kahun e politikës monetare.

Gjatë gjithë vitit 2022, Leku është forcuar ndjeshëm kundrejt Euros. Kursi i regjistruar ditën e martë është 4.6% më i ulët krahasuar me fundin e vitit të kaluar.

Për shumicën e agjentëve të tregut ky mbiçmim ka qenë i papritur. Kjo duke pasur parasysh sidomos presionet mbi deficitin tregtar nga rritja e fortë e çmimeve në tregjet ndërkombëtare. Madje, leku është forcuar pavarësisht blerjeve në shumë të mëdha nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH).

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, deficiti i llogarisë korrente për tremujorin e tretë arriti në 166 milionë euro, në rritje me 57% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rritja në tremujorin e tretë e përkeqësoi gjendjen e deficitit progresiv vjetor. Ai arriti në 621 milionë euro.

Megjithatë, deficiti i llogarisë korrente është tejkaluar nga rritja e investimeve të huaja direkte. Për 9-mujorin u rritën me 35% dhe arritën vlerën e 984 milionë eurove./MONITOR

Të këshilluara

Ç'lojë po luhet mes Ramës dhe Yuri Kim

“Kam tre vite në Shqipëri, dhe do jem këtu edhe për ca më gjatë". Këtë mesazh, që ua kishte përcjellë me sms disa njerëzve të saj të besuar në Tiranë, menjëherë...

15:52

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI

Emmy Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 78-të e Emmy Awards u zhvillua të hënën në Peacock Theater në Los Angeles, duke mbledhur së bashku yjet më ...

21:48