Flash

Escobar: 2 janë kushtet e SHBA për nismën “Ballkani i hapur”

Lapsi.al 13 December 2022
Escobar: 2 janë kushtet e SHBA për nismën “Ballkani i

I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka rrëfyer edhe një herë se si e sheh Uashingtoni nismën “Ballkani i Hapur”. Në një intervistë për “Radio Evropa e Lirë” ai thotë se SHBA ka një qëndrim të qartë për këtë çështje.

“Qëndrimi ynë sa i përket Ballkanit të Hapur është shumë i qartë. Ne mbështesim të gjitha nismat për integrim ekonomik rajonal, me dy kushte. E para, që ato t’ju sjellin më afër Evropës dhe të mos bien ndesh me obligimet tuaja evropiane, qoftë të Procesit të Berlinit apo çfarëdo nisme të udhëhequr nga BE-ja.

Dhe e dyta, që të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor të lejohen që t’iu bashkohen [nismave] si anëtarë me të drejta të plota. Deri më tani, Ballkani i Hapur kualifikohet në këto dy kategori. Tani, nëse dështon që t'i respektojë ndonjërën nga këto dy kushte, ne absolutisht që do të tërheqim mbështetjen për Ballkanin e Hapur" - tha ai.

I pyetur nëse anëtarësimi i Malit të Zi në këtë nismë do të rrezikojë destabilizimin e këtij vendi, Eskobar thotë se nuk e sheh kështu.

“Jo. Nuk mendoj sepse të jem i qartë, nisma e Ballkanit të Hapur po përfiton nga trendet ekzistues të integrimit rajonal. Dhe COVID-i e ka përshpejtuar këtë integrim në rajon sepse njerëzit nuk mund të udhëtonin përmes transportit ajror, ata udhëtonin me vetura. Udhëtonin më shumë me vetura në rajon.

Keni parë serbët duke shkuar në bregdetin shqiptar, keni parë biznesmenët shqiptarë duke bërë më shumë biznes në Beograd, duke shkuar atje për t’u vaksinuar. Keni parë lidhje shumë të rëndësishme të energjisë dhe transportit midis Maqedonisë së Veriut dhe pjesës tjetër të rajonit.

Pra, kjo veçse po ndodh. Pyetja është se si të krijohet më së miri momentumi për t'i larguar barrierat për tregti të lirë. Prandaj, qoftë Proces i Berlinit, Ballkan i Hapur, CEFTA, Këshill për Bashkëpunim Rajonal apo treg i përbashkët rajonal, ne i mbështesim të gjitha” – tha Escobar. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Çfarë ndodh me motin të mërkurën

Dita e mërkurë do të rikthejë sërish motin e keq në vend, ku gjatë mbasdites do të ketë reshje të dendura shiu në formën e stuhive, si dhe erëra të forta. Si...

20:37

Aksident me vdekje në aksin Elbasan-Peqin

Një aksident me humbje jete është shënuar pak më parë ne aksin rrugor Elbasan-Peqin në fshatin Pajovë. Një qytetar është përplasur nga një automjet, teksa ka...

20:25

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI