Flash

Bie poshtë padia për këngën 'Shake It Off'

Lapsi.al 13 December 2022
Bie poshtë padia për këngën 'Shake It Off'

Padia e ngrejtur kundër Taylor Swift për të drejtën e autorit të Shake It Off është rrëzuar pas gati pesë vjetësh.

Padia, e cila u ngrit nga kantautorët Sean Hall dhe Nathan Butler në 2017, pretendonte se Swift vodhi tekstet nga kënga e 3LW "Playas Gon' Play" për të shkruar  "Shake It Off". Megjithatë, avokatët e këngëtares fituese të Grammy-së dhe të dy kantautorëve dorëzuan një kusht të përbashkët  duke i kërkuar një gjykate të Kalifornisë të heqë padinë "në tërësi".

Gjykatësi Michael Fitzgerald, e hodhi poshtë zyrtarisht padinë vetëm disa javë përpara se të fillonte gjyqi. Fitorja për Swift vjen katër muaj pasi këngëtarja theu heshtjen e saj për këtë çështje. Ajo deklaroi e "nuk e kishte dëgjuar kurrë" këngën për të cilën u akuzua për plagjiaturë.

Teksti i këngës “Shake It Off” është shkruar tërësisht nga unë”, pohoi këngëtarja në dokumentet e gjykatës. Hall dhe Butler fillimisht pohuan se artistja mori rreshtat; "Playas gon' play / And haters, they gon' hate.”  Megjithatë, Swift i mohoi akuzat dhe u shpreh se "lojtarët do të luajnë" dhe "urrejtësit do të urrejnë" ishin fraza të zakonshme.

“Në shkrimin e teksteve, u bazova pjesërisht në përvojat e jetës sime. Në veçanti, nga shqyrtimi i pandërprerë publik i jetës sime personale. Apo nga raportimi i 'klikimeve', të cilat mësova se thjesht duhej t'i hidhja pas. Të largohesha dhe të fokusohesha në muzikën time.”

Mirëpo Swift po përballet me një tjetër padi për të drejtën e autorit për një libër të publikuar në vitin 2019. Autorja Teresa La Dart e ka paditur për më shumë se një milion dollarë. Ajo pretendon se artistja kopjoi librin e saj me poezi, "Lover", për broshurën shoqëruese për albumin "Lover"./Lapsi.al

 

Të këshilluara

Jo vetëm humbje për Kanye West

Kanye West mund të mos nderohet më kurrë me një çmim në lidhje me muzikën, por një organizatë i ka dhënë atij titullin “Antisemiti i Vitit”. Ye është shpallur ...

14:15

Zbulohen aktorët e 'Mean Girls The Musical'

Të premten, Paramount zbuloi protagonistët e filmit të ardhshëm Mean Girls The Musical. Filmi është një përshtatje e shfaqjes së Broadway 2018, e cila u bazua n...

13:47

Përse Cardi B hoqi mbushjet e të pasmeve

Sikurse e kemi parë në familjen Kardashian, trendi i të pasmeve të mëdha po ndryshon. Diçka e tillë së fundmi duket se është "përqafuar" edhe nga Cardi B e cila...

12:46

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI