Flash

Artan Hoxha zbulon detaje: Pas zhdukjes së Vis Martinajt bota e krimit ka ndryshuar

Lapsi.al 13 December 2022
Artan Hoxha zbulon detaje: Pas zhdukjes së Vis Martinajt bota e krimit ka

Gazetari Artan Hoxha thotë se në vendin tonë ka dy periudha ku ka një rritje të madhe të intensitetit të krìmeve në Shqipëri, Gushti dhe Dhjetori. Sipas tij “kjo vjen për shkak të ardhjes së emigrantëve dhe uljes së vigjilencës nga personat e përfshirë në krime, për shkak të festimeve”.

Hoxha u ka bërë apel policisë që të rrisë masat për të mbrojtur qytetarët dhe për të parandaluar sa më shumë të jetë e mundur ngjarjet kriminale.

Mes të tjerash Hoxha u ndal edhe tek fati i Ervis Martinajt, ku tha se bota e krimit pas kësaj ngjarje ka ndryshuar.

“Ai u rrëmbye dhe u zhduk dhe pas kësaj situate bota e krimit duket se ka rënë në një qetësi momentale”, u shpreh Hoxha për Abc.

Dosja hetimore për zhdukjen e Ervis Martinajt vijon të mbulohet me mister dhe nga hetimet paraprake të deritanishme nuk përjashtohet mundësia që 40-vjeçari i shumëkërkuar të jetë vrarë.

Hoxha ka treguar 5 qytetet që sipas tij janë në një situatë kritike përsa i përket krimit të organizuar, të cilat janë, Shkodra, Fieri, Vlora, Elbasani dhe Durrësi.

Sipas Hoxhës edhe pse situata momentalisht duke se është e qetë, më problematike vijon të mbetet Shkodra që sipas tij bandat kanë ende hesape të pa mbyllura mes tyre.

“Kemi një qetësi të rreme para furtunës. Kemi Shkodrën, që nuk është situata aq e qetë sa duket. Se situata është e ngrirë dhe jo e zgjidhur. Janë disa konflikte aty. Policia dhe Prokuroria nuk ka reaguar. Vrasja e Bardhok Pllanës, Fatbardh Licit. Vrasja e xhaxhai dhe babai të Asmer Bilalit. Thjeshtë nuk dalin më aq haptazi në qytet por janë aty në pritje. Është e rrezikshme situata” tha Hoxha.

Të këshilluara

Shpërthen në flakë makina në Llogara

Një makinë është përfshirë nga flakët në ecje në Llogara. Gazetari Enrik Mehmeti raporton për BalkanWeb se nga flakët është shkrumbuar një mjet tip BMW, ndër...

14:02

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI